Mjeku, Psikiatër Gazmed Idrizi nga St.Gallen e Zvicrës pjesë e rubrikës Bardhë e Zi i cili rrëfehen për portalin Syri.tv

0
2175

Syri.tv: Përshëndetje Gazmend mirë se na erdhe në rubrikën Bardhë e Zi të portalit Syri.tv dhe  pjesë e  televizionit SYRI.TV ?

Gazmend Idrizi: Përshëndetje, kënaqësia është e imja.

Syri.tv: Kush është Psikiatri shqiptar Gazmend  Idrizi nga St.Gallen e Zvicrës?

Gazmend Idrizi: Jam i lindur në Ferizaj, shkollën fillore dhe të mesme i kam përfunduar atje, pastaj studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës. Tash jam në vitin e fundit të Specializimit për Psikiatri dhe Psikoterapi në universitetin e Cyrihut, dhe njëkohësisht në një ndër institutet më të madha në Gjermani për Psikoterapi  (vfkv – Ausbildungsinstitut München).

Syri.tv: z. Gazmend mundeni të na tregoni pak si filloj rrugëtimi i juaj si Psikiatër, cilët ishin ato hapat e para të karrierës tënde?

Gazmend Idrizi: Ardhja ime në Zvicër ishte jo e planifikuar më herët, pasi që qëllimi im ishte të vazhdoja karrierën në Kosove. Atje kam punuar si drejtor i Spitalit “ Elita“, që ishte një investim zviceranë shqiptar. Pastaj edhe në Institutin e shëndetit publik në Ferizaj.

Në Zvicër fillimisht kam bërë një praktik 9 muaj në një kliniken Beverin në kanton Graubünden ku në të njëjtën kohë i kam ndjekur disa kurse intensive të gjuhës gjermane. Pastaj më është mundësuar një intervistë pune në klinikën Waldhaus në Chur, e të njëjtën kohë më është aprovuar edhe kërkesa për specializim.

Syri.tv:  Çka të motivon tek vetja si Psikiatër?

Gazmend Idrizi: Arti i të komunikuarit mendoj! Arsyeja tjetër është daja ime Dr. Shemsi Bakiu, po ashtu psikiatër që është një ndër arsyet kryesore që unë jam sot në psikiatri. Pa te do ta kisha shumë të vështirë.

Syri.tv: Si mund të menaxhohet apo kontrollohet dhe eliminohet stresi dhe depresioni, si probleme mjaft prezentë në shoqërinë tonë?

Gazmend Idrizi: Arsyet janë të ndryshme, duke filluar nga ato Sociale, Ekonomike, Regjionale etj.. Në shqiptarët vijmë  nga një tranzicion i tej zgjatur si në Kosove, Shqipëri, Lugina, Maqedoni. Eliminimi i stresit është i pa mundur pasi bota apo ecën me hapa gjigant drejt teknologjisë. Menaxhimi është i mundur dhe njëkohësisht mund të mbahet mirë në kontroll përmes spitaleve psikiatrike, qendrave të shëndetit mendor, mjekeve psikiatër, psikologeve. Edhe shteti mund të luaj një rol shumë te rëndësishëm përmes programeve sociale, planifikimit familjar etj. Një rol shumë të rëndësishëm duhet të kenë edhe Mediat, ku përmes dokumentareve, intervistave mund të bëjnë informimin në mase, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm pasi që sëmundjet mendore janë akoma shumë te stigmatizuara.  

Syri.tv: Ku punoni ju si Psikiatër ?

Gazmend Idrizi: Momentalisht punoj ne kliniken Waldhaus si mjek nate në urgjencat psikiatrike ( kujdestar) dhe jam përgjegjës për Kantonin gjatë kujdestarive te mija për pacientet me çrregullime mendore.

Syri.tv: Sa është numri i klientëve që marrin terapi nga qendrat e juaja?

Gazmend Idrizi: Rrjeti i klinikave te PDGR është i shpërndarë në gjithë kantonin e Graubünden, që janë dy klinika për hospitalizim me nga 120 shtretër, si dhe 5 qendra te mëdha të shërbimit ambulator. Ne kemi po ashtu edhe një kontratë me principatën e Lichtenstein për hospitalizim të pacientëve që vij nga atje.

Syri.tv: Çfarë trajtimesh psikiatrike ju ofroni  pacientëve?

Gazmend Idrizi: Këtu ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve të sëmundjeve dhe çrregullimeve psikiatrike!

Syri.tv: Cilat janë nevojat që klientët me probleme mendore i adresojnë në qendrën tuaj?

Gazmend Idrizi: nevojat janë të ndryshme si psh: Schizophrenit, depresionet, demencat, çrregullimet nga substancat psikotrope intoxikacionet me Alkool, droga, e barna. çrregullimet e personalitetit, çrregullimet e stresit etj.

Syri.tv: A ka pasur raste kur ju keni reaguar në raste kur personat kanë pësuar krizë mendore?

Gazmendi Idrizi: Ne përballemi çdo ditë me to, çdo orë, çdo minutë.

Syri.tv: A pësojnë më shumë krizë mendore meshkujt, apo femrat në Zvicër?

Gazmend Idrizi: Mund të themi se meshkujt janë me të rriskuar ndaj problemeve psikiatrike.

Syri tv: Çfarë do te i porositni që të veprohet kundër stresit bashkatdhetarët?

Gazmend Idrizi: Në varësi se kush e shkakton stresin, unë do ti rekomandoja të gjithë që të angazhohen në aktivitete sociale kulturore, sportive, rekreacione te ndryshme, lexim.

Syri.tv: Si është jeta e një Psikiatër në Zvicër?

Gazmend Idrizi: Përafërsisht e njëjtë me ata të profesioneve tjera besoj!

Syri.tv: Kur bota kohën e fundit po përballet me virusin COVID- 19, ju si Psikiatër keni hasur në ndonjë fatkeqësi?

Gazmend Idrizi: Në klinikën ku unë punoj, dy pavijone deri para 1 jave ishin Pandemi pavijon. Fatmirësisht që numri i të infektuarve është në ulje rapide.

Syri.tv: Gazmend  ju si Psikiatër a mundeni të na tregoni si është gjendja aktuale tani në St.Gallen të Zvicrës,  sa ka qenë numri i të infektuarave nga COVID-19 në St.Gallen ?

Gazmend Idrizi: Deri në tash në kantonin St. Gallen janë të infektuar diku rreth 804 persona, ku 33 nga të infektuarit nuk i kanë mbijetuar virusit.

Syri.tv: Në mesin e tyre a ka pas ndonjë shqiptar me COVID-19 ?

Gazmend Idrizi: Sigurisht qe po!

Syri.tv: Cilat janë pasojat e Corona virusit në shëndetin mendor?

Gazmend Idrizi: Duhet t’i shohim të diferencuara masat e veçanta. Së pari ne e dimë që karantina – forma ultimative e të qenit i vete izoluar – faktikisht mund të shkaktojë shqetësime psikike edhe tek njerëzit fare normal.

Ka edhe studime lidhur me këtë, që tregojnë, se pas një karantine intensifikimi i shqetësimeve të tilla si frika, pagjumësia apo një çrregullim i stresit postraumatik është më i lartë, dhuna familjare etj. Nuk ka ndonjë dallim mes të moshuarve apo të rinjve, mes burrave apo grave. Të gjithë mund të vuajnë si pasojë.

Syri.tv: Çfarë kuptojmë me fjalën Karantinë?

Gazmend Idrizi: Karantina është tërësia e masave mbrojtëse që merren për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse ose epidemike. Karantinat përdoren për të ndaluar lëvizjen e njerëzve, të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj sëmundjes.

Syri.tv: Cila është këshilla juaj si Psikiatër në kohën e Corona virusit për pacientë me probleme mendore?

Gazmend Idrizi: masa bazike të higjienës, siç është larja e duarve me ujë dhe sapun. Higjiena respiratore, si psh. kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami. Shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

Syri.tv: Keni pas frik nga COVID- 19 ju si Psikiatër që jeni?

Gazmend Idrizi: Ndoshta për shkak te profesionit për ti shërbyer edhe pacienteve të infektuar me Covid 19, frika kaloj në përkushtim dhe shërbim për ta parandaluar atë.

Syri.tv: Si mjek që jeni a mundeni të na tregoni sa është nr i shqiptarëve që jetojnë në St.Gallen?

Gazmend Idrizi: Mundem të gaboj me shifra, por se shqiptarët në Zvicër janë mirë të integruar. Shqiptar ka gjithandej, duke filluar nga gastronomia, ndërtimtaria, administrata publike, sporti, muzika, aktrimi, shëndetësia, patundshmëritë dhe shumë biznese individuale.

Syri.tv: Më kë jeton Gazmend Idrizi ?

Gazmend Idrizi: Bashkëshortja ime quhet Luljeta dhe jem bashke qe 18 vjet. Kemi 3 fëmijë se bashku, Tefiku 8 vjec, Dioni 5 vjec dhe Jara 6 mujshe.  

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e rubrikës Bardhë e Zi dhe për lexuesit e portalit Syri.tv?

Gazmend Idrizi: Mesazhi im është i thjesht. Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Ushqeni mendjen tuaj me gjera pozitive, shmangeni urrejtjen, kufizoni egot e dëmshme. Jetojmë vetëm një herë.

Syri.tv: Z. Gazmend në emrin tim personal dhe në emër të stafit te Syri.tv, ju faleminderit që morët kohën të jeni pjesë e rubrikës Bardhë e Zi në portalin Syri.tv?

Gazmend Idrizi: Faleminderit shumë nga ana juaj për intervistën që e zhvilluam së bashku, ju falënderoj dhe juve që më dhatë mua hapësirën dhe ndihem mirënjohës ndaj ju z.Arben dhe stafit te Syri. TV.  

Me respekt Gazmend Idrizi.

Intervestoi Arben Mehmeti