Futbollisti shqiptar Mehmet Hetemaj nga Finlanda fletë për herë të parë në rubrikën Bardhë e Zi në portalin Syri.tv

0
751

Syri.tv: Përshëndetje nderuar Mehmet Hetemaj mirë se na erdhe në rubrikën Bardhë e Zi në portalin Syri.tv ?

Mehmet Hetemaj: Përshëndetje, Faleminderit shumë mirë se ju gjeta është kënaqësi ?

Syri.tv: Cila është biografia juaj, kush është futbollisti shqiptar nga Finlanda Mehmet Hetemaj ?

Mehmet Hetemaj: Unë kam lind në vitin 1987 në Skenderaj, në vitin 1992, me familjen time kemi emigruar për shkak të persekutimeve të regjimit të kaluar në Finlandë në Helsinki me babin tim të ndjerin Miftar Hetemaj, nënën Emine Hetemaj që të dyte kanë punuar me profesor jurist dhe kanë punua të dy në Skenderaj, me motrat Fatlume Hetemaj dhe Fatbardhe Hetemaj e po ashtu edhe vëllain tim Perparim Hetemaj.

Syri.tv:  Hetemaj  a mundeni të më tregoni pak për rubrikën Bardhë e Zi se si ka filluar historia juaj si futbollistë ?

Mehmet Hetemaj: Në vitin 1994 në klasën e Vëllait tim Perparimit ka qene një djalë Finlandës i cili ushtronte futboll dhe ne shkuam ta shikonim ushtrimet e ti dhe pastaj filluam edhe ne  bashku me vëllain.

Syri.tv: Në cilin vit dole për herë të parë në fushën e sportit ?

Mehmet Hetemaj: Në vitin 1995 e luajta lojën te pare te juniorëve.

Syri.tv: Sa gola keni shënuar deri më tani ?

Mehmet Hetemaj: kam Luajt në Finlandë; Greqi dhe ne Itali dhe gjate kësaj karriere deri me tani i kam shënuar përafërsisht 25 gola, edhe pse unë luaj si mesfushor mbrojtës.

Syri.tv: Cilët kanë qenë emocionet e para gjatë karrierës tënde?

Mehmet Hetemaj: Kur e kam i kam pas 18 vjet edhe e kam shënuar ne lojën te pare golin te pare ne ligen te Finlandës me Hjk-Helsinki.

Syri.tv: Çka tē motivon tek vetja si futbollist ?

Mehmet Hetemaj: Me pëlqen shume si sport me motivon me jap maksimumin ne loje the me fitua.

Syri.tv: Në cilin ekip të futbollit ke luajtur për herë të parë?

Mehmet Hetemaj:Klubi e pare qe kam luajt në Hjk-Malmi

Syri.tv: Cili është Mehmeti  jashtë fushës së futbollit?

Mehmet Hetemaj: Jam njeri modest I respektueshëm I sinqertë dhe I dashur.

Syri.tv: Nga kush e mësove futbollin , kush ka qenë trajneri yt i parë?

Mehmet Hetemaj: Trajneri i pare ka qene Harri Ottavainen.

Syri.tv: Pse e zgjodhe Finlandën, për të vazhduar Karrierën tënde si futbollist e jo vendlindjen tuaj?

Mehmet Hetemaj: Me gjithë dëshirë kisha luajt për vendim tim qe e dua shume por Kosova nuk me ka ftua me luajt për Kosovën. Ndërsa Finlanda me ka ftuar me luajt për Finlandën e tash Fifa nuk me lejon me luajt me Kosovën se kam luajtur për Finlandën kjo është arsyeja.

Syri.tv: Çka të ka afrua Finlanda si futbollist ?

Mehmet Hetemaj: Me ka afrua karrierën time si futbollist edhe të gjithat mundësit me jetuar këtu

Syri.tv: z.Hetemaj a keni pasur frik nga Corona virus apo nga COVID-19?

Mehmet Hetemaj: Po kam pas frike për Corona virus ne fillim por tani ma pak.

Syri.tv: A mundeni të na tregoni si është gjendja aktuale në Finlandë, sa ka qenë nr i të infektuarave.

Mehmet Hetemaj: Deri me tani kanë qene 7000 te infektuar por gjendja është nën kontroll.

Syri.tv: Në mesin e këtyre personave të infektuarave nga COVID-19 a ka pasur dhe shqiptar ?

Mehmet Hetemaj: Po ka pas edhe shqiptar por për fat të mirë asnjë nuk ka vdekur

Syri.tv:  Çfarë  ndenje është me luajtur për një ekip tjetër ose një  vend të huajë?

Mehmet Hetemaj: Është ndenje e mire pasi qe unë jetoj këtu.

Syri.tv: Çfarë raporte ke me ekipet Kosovare ?

Mehmet Hetemaj: I përcjelli dhe me pëlqejnë shumë ekipet e Kosovës por nuk kam asnjë raport me ata.

Syri.tv: Ke menduar ndonjëherë ta braktisësh futbollin ?

Mehmet Hetemaj: Jo as një here nuk mendoj me braktis futbollin.

Syri.tv: Për pos  futbollit keni ndonjë profesion tjetër të pa e zbuluar deri më tani ?

Mehmet Hetemaj: E kam shkollën e mesme edhe UEFA -B

Syri.tv: Me ke jeton Mehmet Hetemaj?

Mehmet Hetemaj: Jetoj me bashkëshorten time the dy djemtë Luanin (4vjet) dhe Florianin (2vjet). Edhe djali i im Luani ka fillua ushtrimet ne futboll se është shume i interesuar për futboll.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e rubrikës Bardhë e Zi dhe për lexuesit e portalit Syri.tv?

Mehmet Hetemaj: Ju uroj shëndet, suksese dhe te gjithat te mirat

Syri.tv: z. Hetemaj faliminderit shume që ishe pjesë e rubrikës Bardhë e Zi ishte kënaqësi qe ju kisha në intervistën e kësaj rubrike.  Suksese dhe respekt ?

Mehmet Hetemaj: Faleminderit shumë dhe respekt për ju.

Intervistoi Arben Mehmeti