MË NË FUND….

0
540

Zbulohet ilaçi i parë i specializuar që sulmon koronavirusin Sars-CoV2 . Ai është një „antitrup monoklonal“, i specializuar në njohjen e proteinave që përdor virusi për t’i sulmuar qelizat e frymëmarrjes njerëzore.

Hulumtimi është publikuar në faqen e internetit BioRxiv nga grupi i Universitetit holandez të Utrecht i udhëhequr nga Chunyan Wang. Studiuesit i thanë BBC’së se duhen disa muaj përpara se ilaçi të jetë në dispozicion, sepse duhet të testohet për përgjigje mbi sigurinë dhe efikasitetin.

Ne lidhje me proteinën Spike, e cila gjendet në sipërfaqen e koronavirusit, antitrupi monoklonal e parandalon atë me i bashkue qelizat dhe në këtë mënyrë e bën të pamundur që virusi me depërtue mbrenda tyne për me u riprodhue. Për këtë arsye, studiuesit janë të bindur se antitrupi ka potencial të randësishëm “për trajtimin dhe parandalimin e Covid 19”.

Studiuesit po punojnë në nji antitrup të Sars kur shpërtheu epidemia Covid-19 ose Sars2 dhe kuptuan se antitrupat efektivë kundër sëmundjes së parë munden me bllokue edhe të dytën.

Studimet janë ende në vazhdim e sipër dhe antitrupi duhet me iu nënshtrue nji testimi shumë të rreptë, por studiuesit shpresojnë të bindin nji kompani farmaceutike që me prodhue atë. E gjithë kjo, simbas shkencëtarëve të Utrecht, ka me marrë shumë ma pak kohë sesa krijimi i vaksinës për koronavirusin e ri.

/ansa/bbc/