AUDICION PËR ZGJEDHJEN E AKTORËVE TË FILMAVE TË METRAZHIT TË SHKURTËR

0
1213

Në studion e tv Syri në Grenchen të kt. SO u mbajt përzgjedhja e aktorëve të projektit më të ri të filmave të metrazhit të shkurtër të inicuar dhe përkrahur po nga Tv Syri.

Paraprakisht të selelekcionuar, të zgjedhur në bazë te kritereve të caktuara, në përzgjedhje morën pjesë dhjetra kandidatë. Të reja, të rinjë por dhe të moshuar i provuan aftësitë dhe talentin e tyre për aktorë.

Për sqarime të nevojshme rrethë këtij projekti, të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i tv Syri, z. Musli Sahiti i cili ne pika të shkurtëra foli për qëllimin, rëndësinë dhe format e realizimit të tij. Projekt ambicioz, dhe i vetmi i këtij lloji në mërgim i cili do të realizohet me aktorë amatorë nga mërgata të cilët do të paguhen nga buxheti simbolik i projektit. Udhëheqësi i projektit z. Shkelzen Sahiti dhe kolegu i tij Argjent Morina, të ndihmuar dhe nga antarë tjerë të ekipit të tv Syri, i vunë në sprovë aftësitë artistike të kandidatëve.

Kandidatët ishin nga të gjitha trojet shqipëtare, të moshave të ndryshme dhe ajo që vlenë të ceket, nga çifte mikse. Kjo e bëri edhe më interesante këtë përzgjedhje.

Pas rrethë tri orësh, përfundoi audicioni duke i përzgjedhur kandidatët dhe duke i përcaktuar detyrat dhe oblligimet për të ardhmen. Drejtori i tvSyri premtoi se në takimin e ardhshëm do të jenë të gatshme dhe kontratat dhe do të definohen dhe format e kompenzimit, gjegj. të pagesës së aktorëve dhe të tjerëve.

U vendos që në ditët në vijim ekipi dhe aktorët të takohen dhe të ndajnë detyrat dhe obligimet në vazhdim.

Sponzor medial i këtij projekti do të jetë Syri TV, televizioni i vetëm i licencuar në gjuhën shqipe në Zvicër.