Policia tregon shkakun e aksidentit tragjik në Gjilan

0
337

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan, ka humbur jetën një person dhe 16 të tjerë janë lënduar.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detajet e fundit për aksidentin tragjik në Gjilan.

Hashani ka thënë se dyshohet që shkaqet teknike kanë qenë shkaktar i aksidentit.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident që na ka shqetësuar të gjithëve. Policia ka reaguar me kohë dhe menjëherë kemi filluar me hetimin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet se për shkaqet teknike se vozitësi e ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka hyrë në qytetin e Gjilanit, ku fillimisht ka goditur një person, 10 automjete dhe një traktor”, thotë ai.

Sipas policisë, deri më tani 14 persona janë në Qendrën Emergjente të Gjilanit dhe dy janë në QKUK në Prishtinë.

“Policia i ka ndalë dy persona, vozitësin dhe bashkudhëtarin e tij. Policia është duke i marrë në intervistë”, ka thënë ai.