Thirrja e Haradinajt/ Konsumoni prodhimet e Kosovës

0
258

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në komunën e Gjilanit, me ç’rast ka vizituar disa fabrika vendore.

Nga Gjilani, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore.

“U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se pas vendosjes së taksës 100 përqind ndaj prodhimeve serbe nga Qeveria e Kosovës, vizitat e Haradinajt nëpër fabrikat e Kosovës janë shpeshtuar.

Mbreslënës kapaciteti i prodhimit dhe përpunimit të mishit në fabrikën “Kalabria” në Gjilan. Sot, isha dëshmitar i një…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 4. März 2019