Kryeministri krenar me prodhimet prestigjioze të Fluidit

0
494

Është impresionuar me pijet e shumta jo alkoolike, atyre energjike  e vajit ushqimor që prodhon fabrika Fluidi gjatë vizitës që i ka bërë sot kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Kryeministri ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa e vendosur me 21 nëntor të vitit të kaluar nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe e cila sipas tij ka shënuar efekte të mëdha tek prodhuesit vendës.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e vendit që të konsumojnë vetëm prodhimeve vendore e jo të të huajat.

Fejzullah Mustafa, pronar,  njoftoi kryeministrin se fabrika pas vendosjes së taksës për tre muaj ka shënuar efekte pozitive, ku prodhimtaria e shitja janë rritur  mbi 100 për qind e krahas saj edhe punësimi rreth 30 për qind, ku kanë 130 punonjës.

Fabrika prodhon disa dhjetëra lloje të prodhimeve të pijeve jo alkoolike si Fluidi, Rc cola, Jaffa, Red rain, Dauble Force dhe  e vajit ushqimor Floil, të cilët pos që konsumohen thuajse gjithë andej vendit tonë, por ato konsumohet edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Austri, Gjermani, Zvicërr, Holandë, Angli, Amerikë, Lindje të Mesme  vende tjera.