Vazhdon privatizimi

0
392

Agjencia e Privatizimit  ka shpallur shitjen e 45 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Prona të shumta, kryesisht toka bujqësore dhe lokale në lokacione atraktive në të gjithë rajonet e Kosovës ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të bizneseve.  Ofertat përfshijnë numër të konsiderueshëm të parcelave bujqësore dhe prona të tjera të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesore.

Blerësit kanë kohë një muaj deri me 3 prill që të  shqyrtojnë mundësitë e blerjeve të ndërmarrjeve e tokave, njofton Agjencia e Privatizimit.