Edhe 30 milionë dhuratë për Bechtel Enkan

0
320

Përveq 53 milionë euro-ve si ndëshkim për mosrealizim të kontratës,  Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar të paguaj edhe 10%, të shumës bazë të kontratës me Bechtel Enka, per ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi”.

Kjo vjen pasi egziston një marrëveshje në kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës, ku kjo ministri ndaj kompanisë në fjalë është obliguar të paguaj për punët shtesë të cilat nuk janë të parapara në kontratë.

Këtë pagese e ka  konfirmuar,  ministri i Infrastukturës, Pal Lekaj ku sipas tij pagesa shtesë prej 10 përqind do të jetë, për punët të cilat janë kryer por nuk kanë qenë të përfshira në kontratë.

“Duhet bërë vlerësimi komplet, është kompania mbikëqyrëse “Hill Internacional” e cila do të bëjë vleresimin e situatës  për punët shtesë të përfunduara, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratë dhe do ta sjellin një vleresim perfundimtarë në ministri” tha Lekaj.

Por paraardhësi i Lekajt në këtë ministri, Lutfi Zharku, ka thënë, se në kohën sa ka qenë duke e drejtuar këtë ministri janë marrë edhe me këtë dispozitë të kontratës. Vlerësimi i ekipit të tij ka qenë se për punët shtesë, bazuar në specifikat e terrenit, maksimumi mund të paguhen 30 milionë euro, pra vetëm gjysma asaj që parashihet me kontratë.

“10 për qindshi për punët shtesë është në përputhje me Ligjin e Prokurimit. Sa kam qenë duke e drejtuar ministrinë në parim kemi vlerësu se kostoja për punët shtesë nuk mund të kalojë më shumë se 30 milionë euro”, ka thënë për BE Zharku.

Kujtojmë se Autostrada Prishtinë- Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi”, me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë mbi 600 milionë euro, por që kontrata në mes Qeverisë dhe konsorciumit nuk është bërë asnjëherë publike.