Ato rrethoja u paguan me djersën tonë

0
309

Para disa muajsh kemi marr në menaxhim Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullësi, kemi rritur të hyrat, kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqaten e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme e të paarsyeshme, ka shkruar në Facebook, kryetari I Prishtines Shpend Ahmeti.

Mburrja e kryetarit, për largimin e pagesave 0.10 cent deri 1 euro, për udhetarët që hynin në stacion cilësohet e drejtë por largimi I rrethojave të ashtuquajtura të panevojshme e të pa arsyeshme, ku kostoja e projektit ka qenë rreth 100 mijë euro, të ndërtuara me djersën e taksapaguesve të Prishtinës a ishte e drejtë?

Për largimin e rrethojave, ka reaguar ditë më parë në Facebook edhe deputetja e Vetvendosjes, Fitore Pacolli, duke thënë se po “zhbëhet” Prishtina.

“I vendos rrethojat, i largon rrethojat si të panevojshme në Stacionin e Autobusëve.Vendos pagesë 1 euro për hyrje në Stacionin e Autobusëve dhe pas një kohe e largon atë”, shkruan Pacolli.

Kujtojmë, se projekti i rrethojave ishte bërë në kohën kur udhëhiqej nga ish-drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku.