PËR MEDVEGJËN SE SHPEJTI MUND TË FLASËM VETËM NË KOHËN E KALUAR

0
705

 Mbrëmë, në emisionin gjëthnjë e më të popullatizuar në tv Syri Blue, Oda e Mërgimit, u fol për Humanizmin e mërgimtarit. Në studio ishin  Zenel Neziri, kryetar i shoqatës humanitare «Medvegja» nga Medvegja, dhe anëtari i kësaj shoqate, z. Zejnulla Namani si dhe z. Hysen Shehu, kryetar i shoqatës humanitare «Kaçaniku», po nga Kaçaniku.

Shoqata Humanitare Medvegja, është ndër shoqatat më të vjetra në Zvicër e cila tubon kryesishtë mërgimtarët nga Medvegja, por edhe nga komunat për rrethë të Kosovës Lindore e edhe më gjërë. Kjo shoqate shquhet për organizime të ndryshme, si me karakter humanitarë po ashtu edhe me ate kulturorë, sepse, në kuadër të sajë vepron edhe seksioni kulturorë dhe artistik, i këngëve dhe valleve.

Janë të shumta sukseset me të cilat krenohet kjo shoqatë, na thotë kryetari aktual i shoqatës, z. Zenel Neziri. DUke filluar në periudhën para luftës, duke shpërndarë ndihma qoftë ndihmat vetëm të shoqatës qoftë edhe përmes shoqatave tjera si motra në Kosovë, e gjatë luftës shoqata jonë, si rrallë të tjera ndihmoi edhe Fondin e 3 % dhe ate të vendlindja thërret si dhe UÇK-në dhe UÇPMB-në . Kjo na bënë të themi se shoqata jonë është apolitike dhe as nuk kemi pas e as nuk kemi barriera politike.

Z. Neziri, apeloi tek dy Qeveritë e dy sheteve tona, ate të Shqipërisë dhe të Kosovës, që «të mos e harrojnë Medvegjën». Sepse, «shqiptarizmi sot nuk mbrohet as në Tiranë e as në Prishtinë, por mbrohet në Medvegjë». Nuk duhet harruar Medvegja , nuk duhet lënë pasdore, sepse, shumë shpejtë, nëse vazhdohet kështu, do të mund të flasim vetëm në kohën e kaluar për Medvegjën, të themi …»na ishte njëherë Medvegja», ashtu si flasim për shumë vendbanime tjera nga e kaluara. Ajo po zbrazet dita-ditës e gjëthnjë e më tepër, para syve tanë dhe të gjithë shqiptarisë.

Antari i Kryesisë së shoqatës Medvegja, z. Zejnulla Namani, na tregoi për fillimet e shoqatës dhe për entuziazmin me të cilin mërgimtarët tanë nga Medvegja por edhe më gjërë u antarësuan dhe ndihmuan në forma dhe mënyra të ndryshme popullatën shqiptare pa marrë parasysh prej nga vinin ata.

– Janë të shmuta aktivitetet të cilat kjo shoqatë i organizon apo edhe i ndihmon. Në Zvicër, në bashkëpunim m shoqata dhe organizata tjera organizojmë çdo vit «Akademinë Përkujtimore të Dëshmorëve të luftës së UÇPMB-së», pastaj të përvjetorëve me rëndësi, si të 2 Korrikut, 7 shtatorit, 28 nëntorit e tani viteve të fundit, ditës së shpalljen së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit, etj. Jemi rregullishtë të ftuar edhe në festa dhe organizime të tjera nga vendasit, pra nga Zvicëranët ku paraqitjet tona, me këngë e me valle, e sidomos veshjet tona kombtare priten me interesim të madh.

    Nën patronazhin e SHH “Medvegja” në Zvicër, çdo vit  organizohet edhe  Manifestimi Tradicional “Dita e Diasporës” në Banjë të Sjarinës (Komuna e Medvegjës) në kompleksin “Gejzer”.Duke e pasë parasysh që Shqiptarët e Medvegjës pas Gjenocidit dhe Etnocidit Serb mbi Kosovë në vitin 1999, përjetuam Shpërnguljen Etnike nën Heshtje-Gjenocid Psikologjik, si dhe duke e ditë që Medvegja ende mbahet e “Getoizuar”  ky mamifestim kulturo-argëtues, ka rëndësi të madhe për ata pak banorë autoktonë që jetojnë atje, -na tha së fundi antari i kryesisë dhe njëri ndër themeluesit e shoqatës Medvegja, z. Namani.

    Shoqata Kaçaniku është trashëgimtare  dhe pasuese e Shoqatës Humanitare Kaçaniku e cila është themeluar më 1990 në Bern të Zvicrës, – na tha  Hysen Shehu, Kryetar i Shoqatës Kaçaniku, nga Laçaniku.

Ajo u themelua nga mërgimtarët kaçanikas të cilët dëshironin të ndihmonin vendlindjen e tyre. Shoqata Humanitare Kaçaniku në Zvicër që nga themelimi i saj më 1990 deri në përfundim të luftës në Kosovë ka qenë ndër shoqatat më aktive dhe më të organizuara në Zvicër. Në këtë periudhë janë ndihmuar përveç njerëzve në nevojë, gati të gjitha institucionet komunale të asaj kohe, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe këshillin komunal për financim. Vetëm në periudhën e luftës, janë dërguar për nevojat e luftës mbi 500.000 Fr. Fatmirësisht, për shkak të organizimit të mirë që ka pasur shoqata, sot mund të dokumentohen të gjitha faktet mbi veprimtarinë e saj sepse ato ruhen mirë në arkivin e shoqatës (disa prej dokumenteve mund t’i shihni në rubrikën e arkivit).

Pas përfundimit të luftës, shoqata shuan aktivitetin e saj! Më 2012 ajo riaktivizohet përsëri me qëllimin e mirë,  të organizoj më mirë diasporën dhe të jap një kontribut modest në luftimin e varfërisë dhe përmes shembullit të saj, në ngritjen e vetëdijes dhe kulturës qyterare të solidaritetit. Që nga viti 2013 shoqata ka ndihmuar për çdo vit familjet më të varfëra në Komunën e Kaçanikut. Besojmë se kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ne jemi të vetëdijshëm se ndihma jonë është tepër e vogël dhe e pamjaftueshme për t’i plotësuar të gjitha nevojat dhe kërkesat. Ne jemi të vetëdijshëm se ne si shoqatë nuk mund të zhdukim varfërinë që do të duhej të ishte synimi më madhor i klasës politike dhe i të gjitha organeve udhëheqëse që janë zhytur thellë në korrupcion dhe në krim të organizuar dhe që kanë bllokuar të gjitha energjitë pozitive për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Por ne me punën tonë vullnetare duam të dërgojmë dhe përçojmë sinjale pozitive  dhe të trokasim në ndërgjegjen e të gjithë qytetarëve tanë se kjo çështje është e një rëndësie tepër të madhe për vendin tonë.

Më 2017 shoqata riorganizohet dhe në mbledhjen e 30.04.2017 merret vendimi për ndryshimin e emrit nga « Shoqata Humanitare Kaçaniku » në « Shoqata Kaçaniku » dhe gjithashtu vendosë që shoqata dhe ky organizim i ri t’i përfshijë jo vetëm mërgimtarët në Zvicër, por të gjithë diasporën kaçanikase kudo që janë.

Shoqata Kaçaniku edhe më tutje në veprimtarinë e saj do të merret me aktivitete humanitare, por nuk do të jetë humaniteti aktivitet i vetëm i saj, ajo do të merret edhe me çështje kulturore,  dhe takime të ndryshme të bashkatdhetarëve. Në fokus të shoqatës do të jenë të rinjtë dhe të rejat kaçanikase që jetojnë në diasporë, njohja më e mirë ndërmjet tyre, stimulimi i tyre për t’u shkolluar dhe avansuar në vendet ku ata jetojnë dhe zhvillimi i ndjenjës së dashurisë dhe solidaritetit me vendlindjen e tyre përkatësisht vendlindjen e prindërve të tyre. Shoqata gjithashtu mbështetë aktivitete dhe projekte në vendlindje që janë në të mirën dhe interesin e përgjithshëm, na tha në fund, z. Hysen Shehu, kryetar i shoqatës Kaçaniku nga Kaçaniku.

Nexhat Abdiu