Songyl Meniqi Femra e cila përfaqësoi Kosovën në “Miss Grande International” në Myanmar

0
1087

Kush është Songyl Meniqi ?

Songyl Meniqi është njê vajz 22 vjeqare e cila vjen nga qyteti një nga më të vjetrit në kosov Qyteti i Vushtrris.

Songyl me tregoni pak rrethë modelizmit pse zgjodhe këtë artë, si lindi kjo ide ?

Po duke pas parasysh se qysh ne femijeri gjithmon kam ëndërruar që një ditë të bëhem një nga modelet më të mira në Kosovë gjithashtu qdo her mkan përkrah edhe familja dhe ja ku jemi, është një profesion i cili më pëlqen shumë dhe e bëjë me dëshir të madhe.

Cilët jan disa nga evenimetet kur ti ke mar pjes, qysh ne fillim të karrierës tënde si modele ?

Po qysh ne fillim te karrieres ne moshen 17 vjeqare kam mar pjes ne disa evenimente ktu ne Kosovë të organizuar nga Producent te ndryshem dhe vazhdimisht kam mar ftesa prej kompanive per reklama televizive fotoshoting e tj.

Ju jeni dhe studente , cka studion Songyl Meniqi ?

Po un jam edhe studente e Architechtures dhe Juridikut.

Atë pengon modelizmi gjatë studimeve, sa gjen kohë pèr studime si modele ?

Jo nuk më pengon aspak mundohem tju përkushtohem te dyja gjithmon studimet jan primare pastaj vjen dhe Modelingu por gjithmon kordinohem mir me dyja paralel.

Ju Songyl jeni edhe pjesëmarse e shumë reklamave dhe Fotoshotingjeve, cilët jan ato emocionet më flisni pak ?

Po gjithmon gjatë gjdo pjesmarje si gjdo femër gjithashtu edhe unë kam emocione, dihet kjart se ne vajzat jemi edhe pak vesvese haha grimi, pastaj veshja gjithashtu paraqitja ne publik frika se mos po bejm ndonje gabim kamerat fotografet e kshtu jan kto pjes te emocioneve qe me percjellin ne gjdo pjesmarrje.

A mban diet Songyli, cilët jan sekretet e pamjes tënde ?

Jam vazhdimisht ne fitnes diet nuk mbaj edhe shum por me.ndihmon fitnesi gjithashtu edhe kujdesem ne ushqim.

A ka bërë Songyli ndonjë foto nudo apo imtime nëse jo pse, dhe ke pretendu të bësh një gjë të tillë ?

Jo nuk pretendoj të bëjë ndonjëher foto nudo nuk është e natyres time mjafton paraqitja me bikini.

Songyl ju keni një bashkëpunim me menaxherin Sherif Pacollin në Lens Production, më tregoni pak më tepër rrethë këtij bashkëpunimit ?

Po un kam bashkpunim me Sherif Pacollin, gjithashtu jam modele ne Lens production dhe ne evenimentin e mbajtur ne Muajin Maj fitova qmimin Kryesor Miss Grand Kosova, me menagerin z.Pacolli kemi kaluar shum mir kemi pas bashkpunime te vazhdueshme kemi dhe disa oferta marketingu per disa kompani te cilat ne janar fillojn te realizohen me kontrat, gjithashtu kam oferten edhe per filmin i cili do fillon xhirimet së shpejti.

Keni marr pjesë nëpër videoklipe, ke pas oferta nga këngëtarët Kosovar apo ato ndërkombtare ?

Po Kam pas oferta prej këngëtarve të ndryshëm, në Kosovë nga më të famshmit por ktu nuk është se paguhen mir imazhet e vajzave dhe un me një bagazh prej Missi nuk lejoj qe imazhi im te pêrdoret per klikime të tyre me nje qmim qesharak të them të drejten imazhi im është i shtrenjtë nuk përdoret gjithkund.po qe se është ndonjë ofert serioze me kushtet që i kam un gjithsesi ne kordinim me menagerin ndoshta edhe mar pjesë.

Si modele keni përfaqësuar Kosovën në ndonjë vend të huajë ?

Po ketë vit përfaqësova Shtetin tim Kosovën në Miss Grand International në Myanmar gar kjo nder 3 më të fuqishmet në botë atje ishin 80 shtete te botës një eksperienc shum e mirë dhe ëndrrat që kisha filluan mu bo realitet isha pjes e asaj piste aq të bukur para mijera spektatorve gjithashtu edhe miliona njerëvze qe na shikuan ne ekrane televizive dhe rrjete sociale mund të them se ishte diqka që ishte ëndërr e imja.

Cka karakterizon një foto si modele për Songylin ?

Nje foto karakterizon imazhin tend bukurin te cilen e kam natyrale pa asnje intervenim per dallim nga koleget e mija po them te shumta ne numer dhe kjo me ben te ndihem me e veqant kam bukurin ashtu si mka dhon zoti.

A bashkëpunon Songyli me ndonjë kompani në modelizëm ?

Per momentin jo jam ne Lens kalojm mir kordinohemi mir respektojm njeri tjetrin ndersa te ardhmes si dihet.

Më kë jeton Songyli ?

Un jetoj me Prinderit e mi gjithashtu edhe me motrat te cilat i dua shumë.

Cilët janë endrrat e tua si modele në të ardhmën tënde?

Po gjithmon qdo njeri ka një qëllim qëllimi im është që një dit të arrij majat e modelingut ktu në vendin tonê nuk ka ndonje perspektiv por nuk i dihet un pothuajse êndrrën time të jem pjes e eventeve botrore e përjetova vazhdojm më tutje.

Si kur të mos të ishe modele , cka do të ishe bërë ?

Hhhmmm më pëlqen juridiku.një Avokate ose Gjykatse.

Sa respektohet një modele në Kosovë , si e shef jetën apo të ardhmën tënde në Kosovë ?

Modelet te ne në Kosovë nuk respektohen fare, ktu nëse i thua dikuj që je modele tê shofin me një sy tjeter krejt kjo ështê pasoj e manipuluesve organizatorve të ndryshêm tê cilët abuzojn maltretojn e kan bastardu si profesion modelingun dhe un se shof veten si modele ne Kosov,nga modelingu ne kosov nuk jetohet kjo eshte shum e kjart.

E fejuarë apo singëll Songyli?

Songyl Meniqi është Singel.100%

Cka presmi në vitin 2019 nga Songyli ?

Shvrytzoj rastin qe te gjith shqiptarve kudo qe jan tju uroj festat e fundvitit gjithashtu ju uroj nje vit te mbar dhe me suksese, ne fillim te muajit Janar pritet me menagerin ti bejm 2 kontrata marketingu njera esht per njerin nga hotelet me te mdha ne Kosov dhe tjetra pêr një brend sportiv me prodhime vendore.Gjithashtu dhe kontrata për rolin kryesor në filmin pendimi të producentit Sherif Pacolli.

Dhe përfund ke diqka për të shtuar për portalin ton Syri.tv ?

Para disa dite isha në një vizit të shkurter në Zvicer dhe mora ftes zyrtare nga z.Musa Sylejmani menagjeri i Tv Syrit Blue që të jem edhe musafir në Emesionin Takim me Benin për fat të keq at ditë isha duke u kthyer prap në Kosovë por ju dhash fjalen se shum shpejt do të jem prap në Zvicër dhe me knaqesi dot jem musafire në RTV SYRI BLUE në Zvicër.

Ju faliminderit shumë që gjetët kohë të jeni pjes e portalit Syri.tv.?

Falemnderit juve Beni për intervisten jeni një portal i mrekullueshem knaqesia ishte e imja të jem pjes e intervistes ne portalin syri blue ju deshiroj suksese ne punen tuaj profesionale.

Intervistoi Arben Mehmeti gazetar i RTV Syri Blue.