FOTO-VIDEO/ Këngëtarja shqiptare, nudo për të mbrojtur detin

0
410

Ajo është një këngëtare që jeton në Kosovë dhe që prej vitesh është në tregun muzikor. Këtë vit ajo ka fituar çmimin Miss Grand Albania 2018, por ka çmime edhe në kompeticione të tjera bukurie.

Megjithatë, Miss-i Dashuri Bilaj ka vendosur që të rikthehet këtë herë ndryshe, në lidhje me një çështje që është shumë surprizuese për të gjithë.

Ka zgjedhur të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit, duke kërkuar të tërheqë vëmendjen nëpërmjet një seti fotografik nudo mes mbetjeve në bregdet.

Shumë e konsiderojnë guxim i tepruar e të tjerë jo… Megjithatë, ajo mendon se në këtë mënyrë mund të sensibilizohen të gjithë për mosndotjen e detit dhe lumenjve. Për këtë, ajo foli edhe në programin e Top Channel, “Ftesë në 5”.