Egzon Asllani nga Presheva , fitues i cmimit SwissAlb Top Model 2018 ne Zvicer

0
3067

Ne Grenchen te Kantonit te  Solothurit te Zvicres eshte mbajtur evenementi me i madhe i bukures “SwissAlb Model 2018  ” , nje spektakel i organizuar nga Blue Production dhe Menaxheri i projektit Musa Syeljmani  dhe nen mbeshtetje mediale te RTV Syri Blue , ku  mblodhi te ri  dhe te reja  nga  mbare Zvicra.

Në këtë garë konkurrent kaqene dhe 20-vjecari   nga Lugina e Presheves , Egzon Asllani, ku dhe fitoi qminin e   SwissAlb Model 2018 .Ai rrefehet  ekxlusivisht per SYRI.TV

 

SYRI.TV: Egzon sëpari urime për çmimin si Mister i Swisalbmodel 2018 që ki fituar në Zvicer . Si po ndihesh të mbash titullin e më të bukurit të ZVicres ?

Egzoni: Ju faleminderit per urimin tuaj . Po ky titull mjaft prestigjioz dhe po me bene te ndihem edhe me mire.

SYRI.TV: A mundeni të tregoni nje biografi të shkurter për portalin ton se kush eshte Egzon Asllani ?

Egzoni:Une jam i lindur dhe i rritur në fshatin Zhunicë komuna e Presheves . Po aty ne vendlindje kam perfunduar shkollen fillore dhe me pas ate te mesmen e kam perfunduar ne Presheve . Ndersa pas perfundimit te shkolles se mesme jam fejuar dhe kam ardhur me te dashuren ne Zvicer per te jetuar tash e tutje.

SYRI.TV:. Ju vini nga Presheva ndërsa jetoni në Zvicer. Çfarë ju shtyri të merrni pjesë në këtë garë të bukurisë SwissAlb Model 2018 ?

Egzoni:Per te marr pjese ne kete gare te bukurise ndoshta ka qene shtytese familja ime , po te njejten kohe edhe vet bukuria qe e kam dhe qe ma ka falur Zoti .

SYRI.TV:  A je marrë edhe me herët me modelim ?

Êgzoni: Ne fakt me heret nuk jam marrur me modelim , pos tash dmth prej kohes kur kam ardhur ne Zvicer dhe kur konkurova te marre pjese ne SwissAlb Model 2018 ?

SYRI.TV: Si arritët të hyni në mesin e 8 konkurrentëve,ku në garë ishin edhe 100 të tjerë?

Egzoni:Te them te drejten konkurrenca ishte e madhe , por pasioni i madh per kete gare dhe performanca e stilit tim si model e bene te mundur qe ti sfidoj 100 kanditat tjere nga mbare trojet shqiptare ne mes te Zvicres.

SYRI.TV: Çka mendon pse juria ju pëlqeu më se shumë juve se sa te kandidatet tjerë, amednon se ke qen nje kandidat që i ke permbushr regullat për të qen Mister ?

Egzoni: Nga vet fakti qe kam triumfuar ne kete gare aludon qe i kam plotesuar kushtet . Per te qene nje top model mendoj se duhet patur nje trup te gjate e muskuloz e fytyr te bukure e te pashme .

SYRI.TV. Sa keni qenë të knaqur me organizimin e këtij spektaklit ?

Egzoni:Kam qenë mjaft i kënaqur rreth organizimit të këti spektakli, duke e faliminderuar menaxherin e ketije spektakli Musa Sylejmani qe e ka ber nje spektakel shume te mir, uroj qe te vashdojne dhe me tutje.

SYRI.TV: Tani ju jeni zgjedhur Mister i SwissAlbe Model 2018 , si po pritesh nga shoqeria dhe portale ?

Egzoni: Nga shoqëria jam pritur shumë dhe të gjithë e mirëpritën arritjen time si modelizëm . Sa i përket portaleve , ka qenë vetëm portali nga vendlindja ime (Zhunica Info)e cila e ka përcjellur me shumë vëmendje suksesin tim në modelizem dhe RTV Syri Blue .

SYRI.TV: Ju vini nga Lugina e Presheves , sa shpesh e viziton vendlindjen tende dhe ke dhën ndonje intervis në ndonje Televizion shqiptare apo ato me famë nderkombtare ?

Egzoni:Po zakonisht shkoj ne vendlindje çdo here qe me jipet mundesia kur kemi pushimet pak ma të gjata . Po kam dhënë intervistë tek RTV Syri Blu te cilet kane percjellur kete eveniment si dhe ne disa portale, sa i perket portaleve apo mediave nderkombtare jo po pres haha.

SYRI.TV: Cfar medimi ki per moshataret e tu cka do ju kishe thene atyre qe mirren me modelizem ?

Egzoni: Mendoj se çdo bashkmoshatari i imi i cili e sheh veten te afte ne modelizem pse mos te konkuroj ne tregun e modelimit per ta sfiduar veten.

SYRI.TV: Të kthehemi edhe një herë të spektakli. Na trego të vërteten se kush ta ka uruar i pari fitoren dhe cili ka qenë mesazhi më i bukur që ke marrë ?

Egzoni: I pari i cili ma uroi fitoren ishte ai i cili çdo here me dha kurajo per ta ndjekur kete rruge , ai ishte Babi im i cili me tha » biri im te uroj per fitoren te kam thene qe nga femirija qe ti je model dhe ja ja arrite qellimit te deshiroj suksese ne jet» . Pos prindit tim kam pasur edhe qindra mesazhe urimi nga miqet e mi te dashur .

SYRI.TV: Kujt ia dedikon këtë çmimë familjes apo qytetarve të Lugines se Presheves ?

Egzoni: Po kete fitore apo çmim padyshim qe ia dedikoj atyre qe çdo moment me perkrahin ishin prane meje , familjes.

SYRI.TV: Tani që je shpallur “Mister SwissAlb Model 2018 » sigurisht se ke oferta të shumta nga vajzat. A ka arritur ende ndonjë vajzë që tia  vjedh zemren Egzonit ?

Egzoni: Eh po natyrisht oferta te shumta kam pasur dhe kam edhe sot , po para 3 vitesh e dashura ime me ka rrembyer zemren e cila rrah enkas per te me te cilen jam shume i lumtur.

SYRI.TV:Si do të ju  pret Lugina e Presheves si mister i SwissAlb Model i 2018 nga Zvicra që je zgjedhë ?

Egzoni: Mendoj se lugina do te me mirepres shume mire pasiqe vendim tim po e perfaqesoj edhe ne diaspore .

SYRI.TV: Cilët jan planet e tua në të Ardhmen , dhe ku do te jetoni ju tash në Zvicer apo.. ?

Egzoni:Po natyrisht do te vazhdoj te jetoj ne Zvicerr e per planet do ta shoh ne te ardhmen si po me hec modelizmi, ju Faliminderit.

SYRI.TV: Cka ke me thënë per portalin tonë ?

Egzoni: Sa i perket portalit tuaj per ju kisha me dhan nje faleminderim te veçant nga zemra , qe po ma jepni mundesine te promovoj arritjet e mia une dhe cilido shqiptare qofte . Po ashtu une deshta ta pershendes dhe njeher menaxherin e ketije spektakelit Musa Sylejmanin dhe drejtorin e ketij portalit si dhe te RTV Syri Blue Musli Sahitin, dhe njeherit ju faliminderit shume , si dhe ty Beni te pershendes shume per intervisten qe me dha munci ta zhvilloje per portalin e juaje.

 

Intervistoi Arben Mehmeti gazetar i RTV Syri Blue