Bashkon kryeqytetet Evropiane nga ‘Germania’: Fluturimet e para nga Parisi për në Prishtinë

0
147
????????????????????????????????????

Sot u realizuan fluturimet e para ne mes te kryeqytetit te Kosoves dhe atij te Frances nga kompania e pavarur ajrore Germania. Fluturimi i realizuar pasdite nga Parisi eshte mirepritur ne Prishtine me fontanen tradicionale te ujit per fluturime te reja.

“Zhvillimi i metutjeshem i rrjetit te linjave VMF (Vizita miqve dhe familjareve) eshte pjese perberese e strategjise se Germania, e cila nuk fokusohet vetem ne linjat drejt destinacioneve verore dhe fluturimeve charter por gjithashtu edhe ne linjat jo te zakonshme“ shprehet Urs. A. Pelizzoni, perfaqesuesi i Grupit Germania gjate evenimentit ne Aeroport. “Fluturimet per dhe nga Prishtina jane qe disa vite tashme pjese te rendesishme ne strategjine tone”

Gjithashtu risi ne planin e fluturimeve te Germania nga Prishtina eshte edhe linja per ne Kopenhagen e cila ka filluar te premten e kaluar.

Ne linjat ndermjet Prishtines, Parisit dhe Kopenhagen kemi nje bashkepunim te ngushte me Air Prishtina. Qe nga viti 2012 te dyja kompanite bashkerisht ofrojne fluturime per dhe nga Prishtina. Leyla Ibrahimi, drejtuese e kompanise u shpreh: „Kerkesat tona te larta ne sherbime dhe ofertat tona te pergatitura enkas per udhetaret tane, mundesojne qe te rritemi suksesshem ketu. Linjat e reja per ne Paris dhe Kopenhagen jane pjese te rendesishme te ketij zhvillimi.

“Permes Air Prishtina aktualisht mund te rezervohen fluturime per ne München, Düsseldorf, Stuttgart, Verona, Milano, Basel, Gjeneve dhe Zürich. Haldun Firat Koktürk, drejtuesi i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines eshte shprehur pozitivisht per kete linje te re: „Jemi shume te lumtur qe kryeqyteti i Kosoves dhe ai i Frances po nderlidhen nga Germania. Kjo linje eshte nje hap me tutje drejt zhvillimit te linjave te reja, te cilat i ofrohen klienteve tane nga kjo kompani ajrore”.

Krahas cmimeve te volitshme, standardit te larte e kualitativ dhe sherbimit te nivelit te larte Germania ofron edhe komfort shtese ne fluturimet e saj: Kabina eshte e pajisur me ulese te rehatshme dhe ndriqim inovativ. Udhetaret mund te marrin me vete 20kg bagazh si dhe 6kg bagazh dore pa patur nevoje te paguajne shtese per keto sherbime.