BQK hap Javën për të mësuar se si të fitohet dhe kursehen para

0
218

Banka Qendrore e Kosovës ka hapur sot Javën Ndërk Ndërkombëtare të Parasë në të cilën do të ketë ligjerata dhe konkurse që kanë për synim edukimin financiar të të rinjve dhe studentëve.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti tha se motoja e Javës Ndërkombëtare të Parasë “Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë” ka rëndësinë në menaxhimin e parasë që sjell fitime dhe kursime që çojnë në zhvillim ekonimik dhe mirqenie më të mirë qytetarët e Kosovës.

Sipas Mehmetit java ndahet në tri faza të cilat u dedikohen fëmijëve , studentëve dhe po ashtu faza e tretë i dedikohet studentëve të UP-së, e cila nëpërmes një konkursi me emrin “Video për Edukimin Financiar” me qëllim që të promovohet edukimi financiar.

Mehmeti: Java ka synim që të mësojnë të rinjtë për të kursyer

“Aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë do të fillojnë në tri faza , faza e parë i dedikohet fëmijëve , të cilët në qendren e trajnimeve dhe të ndikimit financiar këtu në Bankën Qendrore dhe zhvillohen aktivitete që për fokus kanë promovimin e kulturës së kursimeve te fëmijët. Faza e dytë iu dedikohet studentëve , ku përfaqësuesit e lartë të Bankës Qendrore do të mbajnë ligjerata nëpër Universitetet e Kosovës dhe studentët do të kenë mundësi që të bashkëbisedojnë me menaxhmentin e lartë të Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet e fundit financiare dhe faza e tretë po ashtu i dedikohet studentëve të Universitetit te Prishtinës përmes një konkursi ‘Vvideo për edukimin financiar’ ku kanë mundësi të aplikojnë në këtë konkurs me qëllim të promovimit të edukimit financiar ”, tha Mehmeti.

Mehmeti po ashtu tha se gjatë vitit 2017 BQK ka shënuar rritje bankare përmes platformës elektronike, e po ashtu sistemi bankar kishte një rritje vjetore 32. 4 përqind dhe sektori i sigurimeve sipas ushtruesit të guvernatorit të BQK-së ka shënuar një rritje shumë pozitive prej 6.9 përqind.

Mehmeti: Në vitin 2017 kemi rritje të vlerës së kredive

“Gjatë vitit 2017 ka shënuar rritje të shfrytëzuesëve të shërbimeve bankare përmes platformnave elektronike …Nëse shohim sektorin për mikrofinanca në sektorin financiar jobankar ka filluar që ta fuqizoj rolin e saj në mbështetje të ekonomisë së Kosovës përmes mikrokredive. Në rastin konret me të dhënat e fundit vlera e kredive në këtë sektor që i kemi ka shënuar 144 milion ose shprehur në përqindje për një rritje vjetore 32.4 për qind… Po ashtu edhe sektori i sigurimeve ka shënuar një rezultat shumë pozitiv e kam potencuar edhe në konferencën e fundit që kemi pas për herë të parë ka arrit që të ketë një rezultat financiar pozitiv prej 6.9 milion euro”, tha Mehmeti.

Mehmeti tha me këtë rast se sistemi pensionar po arrin që me sukses t’i menaxhojë mjetet e kursyesve të qytetarëve dhe njëkohësisht për pos që po arrin t’i ruajë mjetet po arrin që t’i rris vlerën nëpërmjet kritikave të mira të menaxhimit.