Një metodë natyrale kundër kollës, do flini të qetë

0
349

Kolla është një nga simptomat e ftohjes që i mundon shumë ata që preken prej saj dhe rrufës. Shurupi është një nga produktet që merret në farmaci kundër kollës, por ju mund të provoni një metodë natyrale për ta qetësuar atë.
Ju duhen katër përbërës, një lugë gjelle xhinxher, një lugë gjelle miell, po aq mjaltë natyral dhe vaj ulliri. Gjithashtu edhe një garzë dhe një ngjitës letër.
Përzieni miellin me mjaltë që të krijohet një pastë, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin e mbetur. Bashkojini xhinxherin e grirë. Vendoseni mbi garzë dhe mbështeteni në gjoks. Ngjiteni me ngjitës sipër që mos të lëvizë.
Për fëmijët, mjafton ta mbajnë dy deri në 3 orë ndërsa të rriturit gjithë natën. Ëndrra të ëmbla për ju dhe ata që flenë me ju!