Gol nga tuneli, Alavesi i De Biasit merr një tjetër fitore

0
308

Alavesi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë fitoren e 2-të në La Liga, teksa ka mposhtur Espanyolin me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol që në minutën e parë të takimit, shënuar nga Santos, që skuadra e De Biasit të merrte 3 pikët.

Nga ana tjetër Espanyoli luajti për shumë minuta me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq, të Hermosos në minutën e 39’. Alaves regjistron vetëm 2 fitore, në 11 javët e para të La Liga-s, të dyja nën drejtimin e ish trajnerit të kombëtares tonë, ndërsa qëndron në përkohësisht në vendin e 18, me 6 pikë.