MIHRIE BRAHA PËRBALLET ME KËSHILLTARIN E HARADINAJT: PSE T’I PAGUAJ TATIMET

0
286

Këngëtarja e pop-folk muzikës Mihrie Braha ka pasur një seri akuzash ndaj institucionit të shtetit ku ka qenë e ftuar në një studio me Erold Belegun, që është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Teksa ka folur për atë sesi shteti nuk i ofron asaj së paku një librezë me të cilën do të njihej si këngëtare e Kosovës dhe peripecitë që i ka nëpër ambasada të ndryshme për të marrë vizën, ajo ka thënë se shteti i Kosovës nuk e meriton të ja paguaj tatimet si këngëtare.

“Del Administrata Tatimore thotë duhet me pagu tatimin, për cka me pagu tatimin une? OK, unë e paguj se e paguaj në baza vullnetare, por nuk ka shteti kurrfarë ligji as të drejte, as me më mbrojtë as me më akuzu. Se unë me dashtë qetu knoj me dashtë nuk knoj. Po nëse du me knu ti s’mund ma ndalë, po je i shtetit po themi…”, ka thënë Mihrie Braha në Express të KTV-së./Insajderi.com

Mihrije Braha me akuza kundër institucionece shtetërore

Mihrije Braha flet e mllefosur ndaj institucioneve shtetëroreÇfarë po e mundon këngëtaren?

Posted by Express-KTV on Dienstag, 23. Januar 2018