9 të lënduar në aksident trafiku në Komoran

0
192

Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak minutave në Komoran.

Sipas burimeve të Kallxo nëntë persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit.

Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Burime të Kallxo bëjnë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete

Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë dhe autoambulancat.