36 vjeçari varë veten në Prishtinë

0
226

Një person i gjinisë mashkullore, 36 vjeçar ka bërë vetëvrasje sot në Prishtinë. 

Flora Ahmeti, Zëdhënëse në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar lajmin për Insajderin. Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në “Rr. Mentor Ratkoceri”, ku viktima është gjetur i varur.

“Rreth orës 17:00 i jemi përgjigjur rastit. Behet fjale për një person i cili ne rrugën Mentor Ratkoceri saktësisht në një shtëpi është gjetur pa shenja jete mashkull 36 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë te bëjnë me rastin.