3 vite pa Dr. Flori, bashkëshortja e tij mesazh prekës

0
356

Dr. Flori u nda nga jeta tre vjet më parë dhe për familjarët dhe miqtë e tij të zemrës kujtimi i të madhit të muzikës mbetet i paharruar.

Bashkëshortja e tij, Blerina, ka ndarë me miqtë e saj foto të Dr. Florit me dy fëmijët dhe këto pamje të prekin zemrën.

‹Tre vjet pa babin›- ka shkruar Blerina në postimin e saj dhe më pas kanë vijuar komentet ngushëlluese të njerëzve që e deshën muzikën e tij.  Ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e miqëve të të njderit Dr Flori.

Dr.Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare duke lënë gruan dhe dy fëmijët e tij.