27-vjeçari vrasës serial, joshte vajza të ndrojtura në rrjetet sociale dhe më pas i vriste

0
228

I ftohtë dhe shumë pak i shoqërueshëm, por që pas kësaj natyre fshihte një sekret të tmerrshëm. 27-vjeçari japonez Takahiro Shiraishi, ishte transferuar në muajin gusht në Zama, në jugperëndim të Tokios dhe nga apartamenti i tij joshte vajza të ndrojtura, nëpërmjet profilit të tij në Twitter.

Fqinjët e tij e përkufizuan si një njeri të heshtur dhe diskret i cili kalonte shumë kohë para kompjuterit. Ishte pikërisht nëpërmjet kompjuterit mënyra se si joshte viktimat e tij para se ti vriste.

Me pseudonimin Hanging pro, me një skicë filmash vizatimorë si profil dhe me 29 ndjekës, ndante tema si bullizmi dhe vetëlëndimi, duke arritur që të njohë persona shumë të brishtë, në gjendje të rënduar psikologjike dhe të vetmuar.

Duke përfituar nga këto situata, joshte vajza të brishta dhe simpatike, ku pas joshjes i vriste.

Hetuesit thonë se ai kishte planifikuar çdo gjë në detaje. I ftonte që të praktikonin Shinj?, një praktikë antike e cila konsistonte në vrasjen e partnerëve dhe që më tej shtynte drejt vrasjes së dy personave me të cilët kanë lidhje. Për muaj me radhë joshi vajza, i vrau, i copëtoi dhe më tej i bëri copash, duke i fshehur pjesët e trupit në frigorifer deri kur u arrestua.

I riu u arrestua këtë të mërkurë i dyshuar për së paku tetë vrasje, ndërkohë që aktualisht hetimet janë në vijim.