25 të vdekur nga cikloni Cempaka

0
168

Përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës, të shkaktuara nga cikloni tropikal Cempaka në ishullin indonezian të Javës, ka shkaktuar 25 të vdekur, njoftoi sot agjencia përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave.

Cikloni Cempaka pothuajse rrënoi disktriktin e Pacitanit në provincën e Javës Lindore, duke lënë pas më shumë se 1700 shtëpi të shkatërruara dhe duke provokuar edhe shpërnguljen e më shumë se 2000 personave.

“Përmbytjet vazhdojnë ende, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po u vijnë në ndihmë banorëve”, njoftoi agjencia.