200 kundër 117, Theresa May i mbijeton votëbesimit

0
243

Kryeministrja britanike Theresa May i ka mbijetuar sonte një votim mosbesimi me 200 deputetë konservatorë të partisë që mbështesin udhëheqjen e saj dhe 117 vota kundër planit të saj shumë të përçarë, të Brexit.

Asaj i nevojiteshin të paktën 158 vota nga Konservatorët për të mbetur në krye të udhëheqjes së partisë dhe arriti ta bëjë këtë me një diferencë të madhe.

May u përball me një mocion mosbesimi, pasi një zyrtar i lartë konservator mori 48 firmat e kërkuara për të provokuar këtë mocion ndaj saj.

Para votimit, Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se do të sfidonte lidershipin për Partinë e saj Konservatore me gjithçka kishte.

“Një ndryshim i lidershipit në Partinë Konservatore tani do të kishte pasoja për marrëveshjen e Brexit, se një udhëheqës i ri nuk do të kishte kohë të rinegocionte dhe do të rrezikonte të ardhmen e vendit tonë duke shkaktuar një pasiguri që ne nuk mund ta mbështesim”, shtoi ajo.

“Një ndryshim i lidershipit do të krijonte pasiguri kur ne nuk mund t’ia lejojmë vetes”, tha më tej ajo.