15 VIKTIMA DHE 3 TË ZHDUKUR NGA SHIRAT E RRËMBYER NË PROVINCËN SHANXI NË KINËN VERIORE. MBI 1 MILIARD DOLLARË DËME

0
220

Mbi 15 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shirave të rrëmbyer që përmbytën provincën veriore Shanxi në Kinë.

Rreshjet e mëdha që nuk pushuan për pesë ditë rrjesht nga data 2 deri më 7 tetor, kanë bërë që jo vetëm të rritet numri i viktimave, por edhe ai i dëmeve kolosale. Sipas autoriteteve lokale, dëmi ekonomik llogaritet në 1 miliard dollarë.

Mbi 2 milion banorë të 76 fshatrave, qyteteve dhe distrikteve të provincës janë dëmtuar rëndë, ndërkohë që 120 mijë persona të tjerë janë larguar me urgjencë nga banesat e tyre të mëparshme. Mbi 240 mijë hektarë tokë bujqësore është dëmtuar “pjesa më e madhe është përmbytur komplet” dhe 19.500 shtëpi janë shembur ose janë bërë totalisht të pabanueshme.