12-vjeçarja tërhiqet zvarrë nga kamioni – VIDEO

0
213

Pamje dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë një dyqani në Puebla City në juglindje të Meksikës.

Në pamje dallohet një vajzë, 12 vjeçe, e cila ndodhej para një dyqani. Pak sekonda më pas aty pranë kalon një kamion, i cili këput një prej telave të varur mbi rrugë dhe me të kap minorenen.
E pasi ka marrë kthesën drejtuesi i makinës ka shtuar shpejtësinë, teksa teli ka kapur vajzë duke e tërhequr me forcë. Fatmirësisht vajza ka shpëtuar vetëm me disa lëndime, por nëse makina do të kishte qenë me një shpejtësi edhe më të madhe mund t’i kishte marrë jetën.