10 minuta masazh me këtë vaj eliminon thinjat në mënyrë natyrale (receta)

0
221

Flokët gri nuk tregojnë gjithmonë moshën e vjetër. Njerëz të shumtë vuajnë nga flokët e thinjur parakohe. Lyerja e flokëve nuk e zgjidh këtë problem në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë, pasi mbart me vete shumë rreziqe që në të vërtetë dëmtojnë flokët në mënyrë të pakthyeshme. Kjo është arsyeja pse gjithmonë është më mirë që ju të zgjidhni trajtime natyrale dhe për këtë problem përfundimisht zgjidhja është vaji i kokosit.

Ky përbërës është sekreti i flokëve të gjata, të forta dhe të bukura. Vaji i kokosit dihet se përmban një sasi të madhe të karbohidrateve, vitaminave, mineraleve dhe yndyrave të shëndetshme që i japin flokëve kujdesin që i nevojitet.

RECETA:
Merrni dy ose tre lugë vaj kokosi dhe ngrohini për rreth njëzet sekonda. Pastaj, filloni të masazhoni me butësi rrënjët e flokëve tuaja me të dhe lëreni për rreth dhjetë minuta në mënyrë që vaji të ketë kohë të mjaftueshme për të funksionuar. Pastaj, shpëlajeni duke përdorur ujë të ngrohtë. Në fund, lani me shampo flokët tuaj si gjithmonë.

Ju mund ta përsërisni këtë proces çdo ditë në mënyrë që të merrni efektet e dëshiruara. Nëse e përdorni këtë metodë rregullisht, përfundimisht do të eliminoni flokët gri dhe do t’u jepni një pamje të shëndetshme, të shkëlqyeshme dhe të bukur./shije.al/