Ish ushtari i UÇK-së i shkruan letër Haradinajt: Në vitin 1998 të quanin Smajl, ka një paralajmërim për vitin tjetër

0
715

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, Shefki Munishi, përmes një letre publike të dërguar në “Bota sot”, i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Une kam  prit qe sidomos ju shokt e luftes do te beni diqka pozitive per njerzit e vertet te Luftes mirpo ju po lejoni qe ne te jemi te nenqmuar ne menyr institucionale .OVL  nese vazhdojn me ket menyr te na anashkalojn ne kerkesat tona une te Garantoj Zotri Kryeminister Haradinaj se  ne vitin e ardhshum do te kemi nje OVL tjeter . Ne nuk meritojm nenqmim nga persona qe nuk din se kush vertet ishte UÇK-ja”, thuhet ndër tjerash në letrën e tij.

Ja letra e plote:

Leter te Hapur per Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Zotëri Kryeministër Haradinaj kanë kalue shumë vite nga 8 Marsi 1998 atëherë kur 100 patriota pinin kafe ne kafiterin Nikolina ne Tiran ndersa kur ndodhi Rasti i Prekazit prej 100 patriotave vetem 7 pjestar te Uck u nisem per ne Tropoj ku u Takuam me ty Zotri Kryeminister ty te Quanin SMAJL ti ishe me 3 shok tuaj. Ishte 8 Marsi 1998 ne mbremje u nisem te mobilizuar ne drejtim te kufirit me disa mushka dhe 11 pjestar kemi qen ,kemi arrit para mengjesit ne teritorin e Kosoves me sa me kujtohet Babaj bokes e quanin ate vend.Une kam prit qe sidomos ju shokt e luftes do te beni diqka pozitive per njerzit e vertet te Luftes mirpo ju po lejoni qe ne te jemi te nenqmuar ne menyr institucionale.

OVL nese vazhdojn me ket menyr te na anashkalojn ne kerkesat tona une te Garantoj Zotri Kryeminister Haradinaj se ne vitin e ardhshum do te kemi nje OVL tjeter . Ne nuk meritojm nenqmim nga persona qe nuk din se kush vertet ishte uck -ja . Zotri kryeminister ndegjova se keni ber rritje te pagave per Qeveri pse kaq dallim i madh i pagave ne mes nje qeveritari dhe nje Invalidi te UÇK .

Une te garantoi se as nje cent nuk kam per ti dhen ketij shteti deri sa ju te beheni real dhe korrekt Paga e juaj afer 3000 evro ndersa nje invalid merr 300 deri 400 evro kjo nuk eshte drejtsi .ke fillue me ba qysh ne fillim dallime shume te mdha .Nese mendoni qe ky shtet eshte vetem i juaj dhe disa klaneve te dala nga lufta nepermes disa partive ne te urojm suksese ne lluksin tuaj dhe atyre afer jush po keshtu nuk zhvillohet shteti e as shoqeria .Uroj qe te merrni shum seriozisht vrejtejet tona .Nuk po te shkruan nje paramilitar i pasluftes por nje Ushtar i Ditve te para te Gueriles te Uck Shefki Munishi Katani.