Tronditën grekët, shqiptari hidhet para trenit per ti dhene fund jetes se tij

0
225

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në Greqi, në një mënyrë tragjike.

Siç bëhet e ditur, shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë publike nga autoritetet greke, është hedhur në shinat e treni, në stacionin ‘Omonia’, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk janë të qarta shkaqet, ndërsa dëshmitarë okularë kanë treguar se kanë parë shqiptarin të hidhet para trenit, pa qenë i shqetësuar nga asnjë njeri.

Mbi trupin e shqiptarit kaluan të paktën 3 vagona, përpara se të ndalonte treni, duke mos lënë asnjë shpresë se mund të mbijetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes, teksa në stacionin e trenit kishte shumë të pranishëm.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ku trupi i pajetë i 51-vjeçari u nxor pas më shumë se 2 orësh nga zjarrfikësit.
Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërkohë që policia do të hetojë për shkaqet që e çuan viktimën të vetëvritet.