“Ishte shi, ftohtë, autobusi më la atje kundër vullnetit tim”, shqiptari rrëfen si vodhi makinën e shefit

0
171

“Nami” i keq i shqiptarëve në Itali prej kohësh nuk përbën më lajm në mediat vendase, por një rasti në fjalë është krejt ndryshe.

Skerdi Çelaj, 26 vjeçari shqiptari i arrestuar në flagrancë në Fano të dielën pasdite pas një ndjekje si në filma ka rrëfyer në polici pse vodhi makinën e pronarit.

Policia ka kontrolluar lëvizjet menjëherë, falë bashkëpunimit të pronarit të mjetit dhe sistemit satelitor të vendosur në makinë, por kanë pritur momentin më të favorshëm për të hyrë në veprim dhe për ta bllokuar atë.

Nga ai momenti, makina ndiqet vazhdimisht në kohë reale nga pronari që komunikon në polici: «Po shkon në veri».

Dhe kur policia i del përpara, i riu tenton të largohet me shpejtësi por më kot. Përpjekja e tij për të ikur në këmbë është gjithashtu e kotë, pasi prangohet pak minuta më vonë.

Me makinën e kapur në Fano, ka pasur vjedhje të shumta. I riu shqiptar jetonte në mënyrë klandestine në Itali, pasi kishte një urdhër dëbimi për krimet ndaj pronës, shkruan «Ora».

Përveç kësaj, ai ishte marrësi i një urdhri të burgimit të lëshuar nga Prokurori Publik i Firences, pasi që për dënimet e mëparshme ai duhej të vuante një burgim prej 1 viti e gjysmë.

«Unë nuk kam vjedhur asnjë makinë – i tha gjykatësit Çelaj (i mbrojtur nga avokati Carlo Scalpelli), në seancën e vlefshmërisë që u mbajt dje në mëngjes në Pesaro.

«Autobusi më la atje, kundër vullnetit tim. Ishte shi. Unë u bëra ujë. Ishte ftohtë. Kështu që unë shkova në atë makinë për t’u ngrohur», tha shqiptari.