Vendet me te bukura ne bote per 2017

0
1150

1. Malet Rainbow, Kinë

Këta male të bukur të pazakontë janë të vendosura në Zhyangye Danxia Landroms Park Gjeologjik në Kinë. Siç tregon emri i tyre në mënyrë të qartë, ata duken si një ylber i pikturuar në një model të valëzuar. Përzierja e së verdhës, së kuqes, së gjelbrës dhe së kaltrës e bën një peizazh unik.

2. Liqenet e Plitvicës, Kroaci

Plitvicka është parku më i madh dhe më i famshëm i Kroacisë. Aty ka disa liqene dhe të gjithë kanë ngjyra të ndryshme. Ky vend është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s

3. Ujëvarat Viktoria

Këto ujëvara spektakolare ndodhen në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabvesë në lumin Zambezi. Ky vend është konsideruar si një nga Shtatë mrekullitë botërore sipas CNN. Ujëvarat Viktoria janë ato më të mëdhatë në botë.

4. Pamukkale, Turqi

Venecia Itali

Ashtu si në romanet më të mira të historisë, Venecia konsiderohet ende si një nga vendet më romantike në Tokë. Arkitektura e saj autentike, kanalet dhe urat e bukura janë ato që e bëjnë atë vendin numër një në botë për muajin e mjaltit.

6. Plazhi Whitehaven, Australi

Ky plazh befasues është i gjatë rreth 7km. Ai është një nga plazhet më ekologjikë në mbarë botën. Rëra është në ngjyrë të pastër të bardhë, e cila e bën atë të duket edhe më i pastër. Është një vend i përkryer për shëtitje të gjata.