BBC kap për herë të parë skenën e pazakontë në det

0
213

Ideja e një peshku që kërcen mbi ujë për të kapur një zog, ngjan më shumë si një përrallë nga një peshkatar.

Por, përderisa duket se po sfidon rendin natyror, kjo skenë e jashtëzakonshme është kapur në kamera për herë të parë.
Një ekip i televizionit prestigjioz britanik, BBC duke filmuar serinë e re të Blue Planet II, kapën një peshk gjigant trevjeçar, duke gjuajtur zogj deti jashtë bregdetit të Seychelles. Ajo që gjetën dhe filmuan mund të jetë momenti më i shquar i serisë, i cili fillon natën e së dielës.