Shtërngohuni: Tri enigma të vështira

0
368

Një hulumtim i vitit 2016 tregoi se përpjekja për të zgjidhur një detyrë logjike mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e niveleve të aftësisë së arsyetimit te të rriturit derisa ata moshohen.

Me këtë fakt në mendje, përdoruesit në këtë temë në Quora po i parashtrojnë njëri-tjetrit disa gjëegjëza dhe enigma të vështira për t’i mbajtur të fortë trutë e tyre.

Ja tri më të mirat:

1. Euroja që mungon

Tre persona hyjnë në një hotel.

Ata i paguajnë 30€ menaxherit dhe shkojnë në dhomën e tyre.

Menaxherit papritmas i kujtohet se çmimi i dhomës është 25€ kështu që ia jep recepsionistit 5€ për t’ia kthyer tre personave.

Rrugës për në dhomë, recepsionisti mendon se 5€ do të ishte vështirë t’i ndante mes tre personave, kështu që i fut 2€ në xhep dhe i jep nga 1€ secilit person.

Tash, secili person kishte paguar 10€ dhe iu kishin kthyer 1€

I bie që secili ka paguar nga 9€, që gjithsej bëhen 27€. Recepsionisti i ka 2€, gjithsej bëhen 29€.

Ku mbeti 1€?

2. Pesë shtëpi, pesë ngjyra, pesë pronarë

Janë pesë shtëpi me pesë ngjyra. Në çdo shtëpi jeton një person me kombësi të ndryshme. Pesë pronarët pinë një lloj të caktuar të pijes, tymosin një lloj të caktuar të cigareve dhe mbajnë një kafshë të caktuar. Duke i përdorur të dhënat e mëposhtme, a mund të përcaktoni se kush është pronari i peshkut?

Anglezi jeton në shtëpinë e kuqe.

Suedezi mban qen.

Danezi pi çaj.

Shtëpia e gjelbër është menjëherë në anën e majtë të shtëpisë së bardhë.

Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe.