Lajm i mirë: Bankat do ulin kamatat

0
229

Normat e interesit në kreditë që jepen nga sektori bankar do të vazhdojnë të ulen edhe më tej, pavarësisht se normat ekzistuese në Kosovë janë të krahasueshme me vendet tjera.

Kështu ka deklaruar Fehmi Mehmeti, ushtrues detyre i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke shtuar se uljet e tilla të kamatave do të ndodhin duke marrë parasysh trendin e vazhdueshëm të uljes së normave të interesit, si dhe konkurrencën gjithnjë në rritje të sektorit bankar.Sipas tij, sektori bankar gjatë gjysmës së parë të këtij viti është karakterizuar me stabilitet të lartë, vazhdon të jetë likuid dhe profitabil.

Ai ka bërë të ditur se shuma e përgjithshme e depozitave të qytetarëve në sektorin bankar ka arritur shumën prej 3.06 miliardë eurosh, mjete këto që, siç thotë ai, janë të sigurta.