Intervistë me kryesuesin e masave të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës

0
1113

Ditë më parë, me ftesën e drejtorit të Tv Syri Blue, z. Musli Sahitit, për vizitë të shkurtër në Tv tonë ishte dhe kryetari i organit të përkohshëm në komunën e Preshevës, z. Shqiprim Arifi i cili po qëndronte në Zvicër në kuadër të vizitave që i bënte mërgimtarëve para zgjedhjeve lokale të 24 dhjetorit. Për shkak të agjendës së ngjeshur të takimeve, ai qëndroi shkurtë dhe aq sa për të dhënë një intervistë të shkurtër redaktorit të Odës së Mërgimit, z. Nexhat Abdiut.

Së bashku me z Arifi, në studio ishin dhe „budiguardat“ e tij,(7-8 vetë), të cilët ishin akomoduar në ulëset komode të studios sonë, po sikur të ishin në shtëpinë e tyre. (shih. foto 2)

Çdo gjë ishte në rregull gjerësa intervistuesi interesohej për biografinë dhe situatën e përgjithshme në Preshevë. Sepse, z. Arifi,  fjalën që e përdorte më së shumti si pëgjegje, ishte „ATA“, „ATA“, e diku i shtonte edhe „pleqtë“, „penzionerët“, etj., etj., etj.

Situata eskaloi kur z. Arifi u pyet për „arësyen e emërimit të tij në krye të organit të dhunshëm“!? Kësaj pyetje, ai pasi bëri pyetje, iu përgjegj:

– „Sepse APN -ja kishte më shumë këshilltarë në kuvendin komunal“. E sygjerimit të intervistuesit, se, „PDSH-j ishte ajo që kishte dalë fituese e zgjedhjeve të 2016“, ai u bë nervoz dhe pyeti:

– „Nga e din ti këtë, kushtë ka thënë ty kështu, etj.“ Sqarimit të kësaj me tabelën zyrtare të zgjedhjeve ai e komentoi si : „e .kaluar“,  sepse, pas ndarjes së një fraksioni nga PDSH-ja, APN-ja mbeti grupi më i madh në këshillin komunal, për çka dhe ai u zgjodh si kryesues.

Irituese për z. Arifi ishin sidomos pyetjet që kishin të bëjnë me emërimet e tij të udhëheqësve të drejtoerëve nëpër organizatat që janë kompetencë e komunës. Në shumicën e rasteve përgjigjes :u ka kalua afati, ka qenë koha të ndrrohe, etj.

Kulmi e arriti kur u pyet për disa deklarata në mjetet e informimit në gjuhën serbe (Novosti), ku ai kishte deklatruar se: shqiptarët e luginës nuk janë për ndërrimin e kufijve, që në të vërtetë ishte kundër referendumit të vitit 1992, ai shkurt përgjigjes: kush ka thënë, ku e ke marrë, kush të ka tregue, apo rrenë, fake, etj. 

Ehe  problemet me financimin e TV Presheva ngjallën reagime shumë të rrepta tek z. Arifi si dhe shpallja e zgjedhjeve të 24 dhjetorit ku ftoheshin të „shpërngulurit intern nga Kosova dhe Metohija“, që të marrin pjesë në zgjedhjet e 24 dhjetorit. Ai gjëthnjë përsëriste „fake, rrenë e politikave të vjetra, ….!?

Pyetjeve se si do të jetë epilogu i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 24 dhjetorit dhe me kë do të bënte e me kë jo kualicion, ai iu përgjegj shkurt:

-Do të fitojmë mbi 50 % të numrit të këshilltarëve dhe nuk do të kemi nevoj për kualicione.

Të theksojmë edhe këtë:
Në fund të intervistës, „badygardat“ e z Arifi e sulmuan verbalishtë intervistuesin, duke e akuzuar se „ka bërë pyetje jo të rëndësishme dhe pyetje provokative“, nxitëse.

Autori u arësyetua se „të pyesësh ke të drejtë çfarë të duash“ e në  përgjegje duhet pasur kujdes çfarë thua.

Për më tepër, ndiqeni të mërkurën, më 6 dhjetor 2017 intervistën e plotë të z. Arifi në Tv Syri Blue duke filluar nga ora 20 h.