Simpozium: Shoqëria e Akademikëve Shqiptarë DIJA, Mynih!

0
284

Shoqëria e Akademikëve Shqiptarë – DIJA e.V. nga Mynihu (Gjermani), në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar „Alb-Shkenca“, njofton për mbajtjen e një simpoziumi me temen: „Migrimi qarkor: mundësitë, sfidat, përvojat“.

Simpoziumi mbahet në kuadër të „Takimeve të Mynihut“, të cilat Shoqëria DIJA i organizon çdo vjet.

Për „Takimet“ e këtij viti, kemi zgjedhur të flasim për mundësitë, sfidat dhe përvojën në kuadër të
migrimit qarkor, si dhe çfarë do të duhej të përmirësohej, që transferimi i kapitalit dhe dijes nga Diaspora të mund të kanalizohej më mirë drejt vendeve tona.

Prandaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të marrni pjesë në diskutim me ide dhe propozime konkrete.

Pos përfaqësuesve të institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova, pjesëmarrës me ligjerata do të jenë edhe Z. Eshref Januzaj nga Shoqëria e akademikëve shqiptarë DIJA nga Mynihut,
Prof. Dr. Bashkim Ziberi nga Universiteti i Tetovës dhe z. Xhelal Dërguti nga GIZ-i gjerman (Prishtinë).
Kurse në diskutimet në panel do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave si dhe pjesmarrës nga komuniteti ynë në Gjermani.

Në përmbyllje të „Takimeve të Mynihut“ për këtë vit, kemi kënaqësinë të kemi në mesin tonë këngëtaren e mirënjohur të Jazz-it dhe muzikës së lehtë shqiptare, Fjoralba Turku.