Në xhamin » Al-Shems» në Rebstein të St.Gallen është folur sot për tragjedinë e spitalit që ndodhi në Tetovë dhe Covid-19

0
224

Në prani të një numrit të madh të besimtarëve mysliman në xhaminë “Al-Shems” në Rebstein kantonit të St.Gallen, imami i kësaj xhamie, Enes ef. Koshi ka folur për degradimin e moralit dhe për vrasjet e fundit që po ndodhin në shoqërinë shqiptare.

Ai theksoi se vrasja është e ndaluar rreptësishtë në Islam dhe llogaritet prej gjynaheve të mëdha.

Po ashtu për mes portalit www.Syri.tv Imami i xhamisë «Al-Shems » Enes ef.Koshi, gjatë ligjëratës së tij, apeloi tek besimtarët që në rast të ndonjë mosmarrëveshje apo zënke me njëri-tjetrin, në asnjë mënyrë të mos përdorin forcën fizike si mjet për zgjidhjen e problemeve të tyre, sepse një gjë e tillë sipas fesë islame nuk u lejohet individëve, por organeve të drejtësisë, përndryshe mbretëron anarkia…

Në vijim, imami përmendi edhe rastin tragjik që ndodhi në spitalin e Tetovës, ku pati viktima dhe të lënduar, si pasojë e zjarrit që kaploi qendrën Covid-19.

Ai ju përkujtoi të pranishmëve hadithi e Profetit (paqja qoftë mbi të) se edhe ata që vdesin nga zjarri dhe sëmundjet epidemike llogariten tek Allahu në mesin e dëshmorëve (shehidëve)…

Ndërkaq Hutben dhe namazin e xhumasë e udhëhoqi imami Alivebi ef . Mediu mysafir nga Rorchachu, i cili po ashtu u lut për viktimat që humbën jetën nga zjarri në spitalin e Tetovës.

Ai bëri dua që tragjedi të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

Gjithashtu, bëri thirrje që të jemi të kujdesshëm me pandeminë, mos të dëgjojmë lajmet e pavërteta, të ndjekim udhëzimet e njerëzve kompetent dhe të vaksinohemi në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve!

Në fund ef. Mediu bëri lutje që të vdekurit në tragjedinë e Tetovës t’i ketë pranuar si shehidë, të lënduarit t’i shërojë ndërsa familjarëve dhe të afërmve të tyre t’u japë forcë e durim në këtë sprovë të rëndë!

Nga Rebstein St.Gallen për portalin www.Syri.tv

Arben Mehmeti .