Për efektet e mira dhe ato anësore të vaksinës bisedë me Dr. Shqipe Duriqi Dautaj

0
303

Gjithmonë në medicinë, kudo nëpër botë, efektet anësore kërkojnë një llupë të madhe për tu lexuar, edhe pse, edhe ato kanë rëndësi të veçantë.
Por ndoshta pikërisht këto shkronja të vogla te efektet anësore tregojnë se primare janë efektet pozitive të ilaçit.
Por edhe me efektet anësore duhet të jemi të informuar, së paku ta dimë se nga ilaçi mund të ketë edhe pak marramendje, dhimbje lukthi, apo rrahje të shpeshta zemre.
Gjërat që paraprakisht dihen na kursejnë nga frika.

Që nga fillimi ishte dilema e vaksinimit, por pak u theksuan efektet e mundshme anësore.

GJËNDRAT LIMFATIKE NË GJINJ DHE NDËRSJETULLA SI EFEKTE ANËSORE

Këto ditë kam dëgjuar për dy mike të miat, të vaksinuara në të njëjtën kohë , se u janë lajmëruar gjëndra në gji dhe ndër sjetulla.

Më shkoi mendja te vaksina dhe efektet anësore të saj.
Dhe i gjeta informacionet nga mjekësia, se efekt anësor i vaksinës është edhe krijimi i disa gjëndrave, në gji e ndër sjetulla.

Kishte edhe një këshillë nga disa qendra shëndetësore: ata që dëshirojnë të bëjnë analiza e mammografi, ti bëjnë këto analiza para vaksinimit , ose dy muaj pas vaksinimi, sepse gjatë dy muajve të parë të vaksinimit mund të kemi gjëndra apo siç thuhet në mjekësi ënjtje të gjëndrave e limfatike e në rast se me këto gjëndra bëjmë analiza radiologjike atëherë e drejtojmë mjekun gabimisht.

Me gjithë këtë këshillë numri i bërjes së mammografisë nëpër spitale është rritur, prej se ka filluar vaksinimi.

Vaksina është shpëtimi ynë, ndërsa efektet anësore si : gjëndrat e ënjtura limfatike e kokë dhimbjet, diarreja, shtrëngim kyçesh, dhimbje muskujsh, pagjumësi, etj, të gjitha këto janë kaluese.

Këtë pyetje : se a është simptomë ënjtja e gjëndrave limfatike një efekt anësor i vaksinës, ia drejtova edhe doktoreshës Shqipe Duriqi Dautaj
një mjeke që punon në Zvicër dhe është e përkushtuar denjësisht
në profesionin e saj human.

Shqipja ka filluar si studente e dalluar në Kosovë, por sërish që nga fillimi ka studiuar në universitetet e Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.
Përveç se është e diplomuar si mjeke e përgjithshme , Dr.Shqipja është edhe psikologe e gjinekologe.

Ajo punon me një staf interkulturor, por edhe pacientët e saj janë nga kultura të ndryshme. Angazhimi i saj kurorëzohet me suksese falë specializimit në mjekësi si dhe njohjes së disa gjuhëve të huaja.

Doktoresha Shqipe Duriqi Dautaj , në këtë pyetje u përgjigj : «Po, si shumë ilaçe edhe vaksina ka efektet anësore tek disa pacientë, siç është edhe ënjtja e gjëndrave limfatike, por këto gjëndra dhe të gjitha efektet e tjera anësore janë kaluese.
Vaksinimi mbetet detyrë e jona primare e shoqërore, sepse shëndetin e kemi obligim prore.

Në pyetjen se ku duhet të drejtohen gratë tek të cilat lajmërohen gjëndra pas vaksinimit, Doktoresha Shqipe përgjigjet: «Nuk ka nevojë të bëhet Mammographie patjetër, por nëse ka frikë, atëherë bëhet ultrazëri, dhe po ashtu duhet të informohet mjeku se jeni të vaksinuar».

Në pyetjen tonë se a është vaksinuar Doktoresha Shqipe Duriqi Dautaj u përgjigj:

«Unë ende nuk jam vaksinuar sepse kam kaluar covidin para 6 muaj dhe kam ende antitrupa.
Vaksinohem pas dy muajve, kur analizat tregojnë se nuk kam më antitrupa.
Por vaksinimi propozohet sepse
95 % ka efekt mbrojtës pas vaksinës së dytë sipas studimit efekt mbrojtës.
Në këtë mënyrë luftohet me këtë sëmundje që po përhapet shumë shpejt në masë dhe ka pasojë fatale për shumë njerëz.
Efektet anësore të vaksinës janë të vogla në krahasim me ato që shkakton COVID 19 deri më edhe vdekjen.