Volleybeach në Preshevë.

0
196

Nën patronatin Qendrës Sportive «Presheva» dhe me ndihmën e qeverisë komunale, konkretishtë Kryetares së Komunës së Preshevës, zonjës Ardita Sinani, mbrëmë në Preshevë u mbajtë një garë interesante dhe e jashtëzakonshme. Ishte kjo gara regjionale në «volleybeach» për femra ku morrën pjesë ekipe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Sërbia.

Në prani të një numri të konsideruar të shikuesve, dashamirëve të këtij sporti të panjohur në këto treva, në emër të organizatorit, foli drejtori i kësaj qendre, Prof. Besim Nasufi i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit dhe ata që ndihmuan në një apo mënyrë tjetër këtë aktivitet, posaçërishtë Kryetaren e Komunës së Preshevës, zonjën Ardita Sinani, shpalli të hapur garën.

Ky garim do të zgjasë dy ditë dhe në fund do të shpallet fituesi dhe do të ndahen shpërblime simbolike.

E gjithë kjo u prit mirë nga të pranishmit të cilët me anime të zëshme i përcollën ndeshjet.

Organizatorët shpresojnë se gara të tilla por edhe të tjera, qofshin ato sportive, muzikore, kulturore do të organizohen edhe në të ardhmen si nderë dhe rrespekt ndaj mërgimtarëve të cilët këtë vit kanë vërshuar me të madhe vendlindjen.