Në Shkup, Prishtinë e Preshevë, Rama nuk ka çka sillet me Vuçiçin, pa e pranu Serbia Kosovën

0
403
Shkruan: Ahmet Asani

▪︎Idea e Ballkanisë është ide e vjetër e cila në Serbi si nga e majta ashtu edhe nga e djathta gjithëmonë ka pas per synim bashkimin e serbëve ne një hapsirë, me qellim te shtypjes, tjetërsimit dhe asimilimit sistematik te pjestarëve te popujve tjerë!

▪︎Kjo ide ne Serbi u përhap në kohën e Dimitrie Tucoviqit dhe arriti kulmin e saj në kohën e Jugosllavisë se pasluftës. Per moskrijimin e Ballkanisë duhet falënderuar Josip Broz Titon i cili ne vitin 1948 i tha JO Stalinit! E majta komuniste në Serbi, Shqiperi, Bullgari e Greqi ne fakt ishte per krijiimin e Ballkanisë, por reformat qe po benin kroati Tito dhe slloveni Kardel duke i thënë JO sistemit Kooperativist-Stalinist, ndikuan qe Rusia ta pengonte Shqiperinë dhe Bullgarinë ne futjen e kesaj Ballkanie ku nuk do të kishte ndikim Rusia!

▪︎Kështu Josip Broz Tito, me një t`rame beri dy t`vrame, largoi ndikimin Rus ne Ballkan dhe neutralizoi idenë Serbomadhe per Ballkani! Ketij veprimi të klanit Kroato-Slloven te drejtuar nga Tito, shqiptaret e Kosovës dhe ne pergjithësi shqiptarët ne Jugosllavi ia panë hajrin! Sistemit reformist Titist, te cilin Enver Hoxha dhe PPSH e qaunin revizionist e pro kapitalist, shqiptaret e Kosovës i panë hajrin!

▪︎Fal sistemit reformator Titist qe e hapi Jugosllavinë ndaj Perëndimit kapitalist, Kosova dhe shqiptaret arritën të zhvillohen, forcohen dhe avancohen dhe pas ndryshimeve Kushtetuese te vitit 1974, të nisnin luften e tyre per Republikën e Kosovês, luftë te cilen edhe e fituan fal mbështjes Kroato-Sllovene dhe perkrahjes së Perëndimit.

▪︎Po t`kishte mbetur Kosova që të priste përkrahje nga blloku Stalinisto-Eneverist, bllok ky i cili ishte pro Ballkanisë, Kosova kurrë nuk do të arrinte të bëhej shtet!

▪︎Tani kjo çfar po bënë Edi Rama rrugëve të Shkupit e nuk po e kundershton Ali Ahmeti, paraqet rrezik per defaktorizimin e kombit shqiptar dhe faktorizimin e kombit serb në Ballkan!

▪︎Shqiptaret nuk mund t`i përzihen Edi Rames kur ai tarahitet rrugëve të Beogradit, por në Shkup, Prishtinë e Preshevë, Rama nuk ka çka sillet me Vuçiçin, pa e pranu Serbia Kosovën Shtet të Pavarur në kufijtë ekzistues!