Abdixhiku për ‘Open Balkan’: Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm pasi Serbia ta njeh shtetin e Kosovës

0
209

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiki ka thënë sot se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur Serbia e njeh shtetin e Kosovës.

Reagimi i Abdixhikut vjen një ditë pasi në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik, ku u diskutua për Mini-Shengenin, ku nga dje quhet ‘Open Balkan”.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk ishin pjesë e takimit.

Lexoni të plotë qëndrimin e Abdixhikut dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’:

Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’.

Njohja para bashkëpunimit pa kufij!

Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së.