‘Open Balkan’ – ‘Ballakani Hapur’ – Zaev, Rama dhe Vucic emër i ri i minishengenit. Cili do të jet emri i ri i radhës?

0
165

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se projekti i Mini-Shengenit Ballkanik, që synon bashkimin në një treg të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian, siguron pikërisht 4 liritë themelore të unionit.

“Liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi është të mos ketë ndalje në kufi mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, dhe në të ardhmen shpresojmë edhe më gjerë”, tha Zaev në një konferencë për mediat, para nisjes së takimit me kryeministrin Rama dhe presidentin e Serbisë, Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik të Shkupit.

Zaev tha se vendet e rajonit nuk mund të presin sa plotësohen kushtet e brendshme të Bashkimit Europian.

“Dëgjuam apelin e bizneseve të rajonit dhe nisëm hapat e eliminimit ose pakësimit të procedurave administrative. Kjo do ta bëjë Ballkanin më tërheqës si treg. Moshapja e negociatave dhe mos liberalizimi i vizave në Kosovë, është kundër parimeve të vetë BE. Prandaj ne nuk mund të presim të zgjidhen problemet e brendshme të BE. Ne do të presim kur BE të jetë gati, por duke pasur nismat tona të përbashkëta ekonomike”, tha Zaev.

Zaev e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës.

Ndërkohë raportohet se emri i ri i Shengenit ballkanik do të jetë ‘Open Balkan’.

Këtë iniciativë Financial Times të tre musketirëve e quan goditje ndaj BE.