Tronditet Gjermania, shpërthim në një park industrial të kompanive kimike

0
157

Një shpërthim në një park industrial për kompani kimike ka tronditur qytetin gjerman të Leverkusenit të martën, duke dërguar një shtëllungë të madhe të zezë tymi në ajër.

Zyra Federale për Mbrojtje Civile dhe Asistencë në Fatkeqësi e Gjermanisë e ka klasifikuar shpërthimin si një “kërcënim ekstrem” dhe ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë brenda dhe t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve “Dpa”.

Operatorët në “Chempark” në Leverkusen thanë se shkaktari i shpërthimit mbetet i paqartë, raporton “Washington Post”.

Ata thanë në “Twitter” se zjarrfikës dhe kamionë për detektimin e ndotjes janë në vend të ngjarjes, transmeton Zeri.info.

Policia ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion mbi shkaktarin ose madhësinë e shpërthimit. Ata kërkuan nga të gjithë banorët që të qëndrojnë brenda dhe paralajmëruan të tjerët jashtë Leverkusenit të shmangin këtë rajon.

Situata në Leverkusen-Wiesdorf aktualisht është e paqartë, ka thënë Policia.

“Janë disa të lënduar” dhe kanë mbyllur edhe disa autostrada të mëdha.

E përditshmja “Koelner Stadt-Anzeiger” raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerrig, në një fabrikë të djegies së plehrave në parkun kimik.

Gazeta raportoi zjarrfikës nga i gjithë rajoni janë thirrur për ndihmë në shuarjen e zjarrit.