S’të harroj vendlindja ime!

0
116
Ika larg nga trojet e mija
ika larg, në mërgim jam
për vendlindjen m’kallë mërzia
peshë malli mbi supe kam!

S’të harroj vendlindja ime
jam tek Ti dhe Ti tek mua
aty rojnë t’mijat kujtime
kaq sa Ty vend tjetër s’dua!

Dhe pse larg, sot në mërgim
vetëm trupin kam larg teje
jam tek Ti, ti n’shpirtin tim
jam shqiptarë, gjak shqipje n’deje!

Dhe një plis me vete mora
një kostumë veshje komtare
përmbi kokë plisin e vura
me shqiponjën dykrenare!

Lart e ngre flamurin komtar’
oh, sa fort ndjej krenari
me plot zë them: jam SHQIPTAR
Jam krenar Shqipe për Ty!

Të jam larg, Shqipëria ime
dhe ti larg evlatët e Tua
por do kthej në folen time
dheu yt t’më mbuloj mua!

Aty shqip do të çmallem
me gjuhë nëne shoqëruar
Ah, vendlindje ty të falem
n’gjirin tënd le t’jem flijuar!

Jahe  FIDA  Tiranë. më 22.05.2018.