Vjosa Osmani: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

0
164

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vjosa Osmani presidentja e vendit ka shkruar, se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.