Mërgimtar jam unë

0
150
Mërgimtar jam unë

I frikësuar në rrugë
i pasigurt në punë
i trishtuar në gjumë
i pafat në Atdhe 

Mërgimtar jam unë
i dëshpëruar gjer më re
jetoj me mallin me ankthin
i huaj emrin ma thonë
larg familjes, larg oxhakut
sërish u vodha në hisen e fatit
së fundmi
nga vëllezërit e gjakut
prandaj s`mallkoj
jo,jo
por ofshama doli
prej barkut
Mërgimtar jam unë, 
i braktisur prej fatit
Hava Kurti Krasniqi