GJATË KOHËS SË VAKSINIMIT TË QËNDROJMË SË BASHKU

0
448

Qendra Parandalo Parandalo mbanë ligjëratën e radhës në Basel me 29. maj 2021, në Malzgasse 30, 4052 Basel, me temën » Vaksinat mbrojtëse».

Ligjërata mbahet në përkrahjen e plotë të Departamentit të mjekësisë së Kt. Baselstadt.

Ligjërata do të jetë shumë informative në lidhje me Vaksinat kundër Covidit 19.

Të interesuarit mundë ta ndjekin ligjëratën drejtpërsëdrejti online ndërsa, pjesëmarrja është e rezervuar.

Pyetjet dhe mendimet tuaja mund ti shkruani edhe në adresat tona. Mirësevini!»

Kështu ka shkruar në faqen e facebook të saj Drejtuesja e Qendrës Parandalo në Basel Drita Ibrahimi Shabani.

Meqë tematika e kësaj ligjërate është tema që po na preokupon më së shumti, mendova të zhvilloj dy intervista me Dritën.

Kjo është intervista e parë.

Me këtë intervistë do informojmë lexuesit tanë, pak më shumë rreth organizimit dhe pjesëmarrjes ndërsa intervista e dytë do të jetë me datën 30 maj, për të informuar lexuesit rreth ligjëratës dhe mendimeve të pjesëmarrësve rreth vaksinës.

Të organizosh një takim brenda për brenda diasporës me një tematikë që po na shkakton frikë e dyshime, është një ndër vlerat më të mëdha shoqërore. Personalisht kisha shumë emocion kur dëgjova për këtë ligjëratë.

Ne duhet sidomos në halle të bashkohemi. Faleminderit që të kemi Drita.

TV SYRI. Na e prezanto pak shoqatën Parandalo dhe na trego si shkoi procedura e organizimit, si e priti Departamenti i shëndetit idenë e kësaj ligjërate ?

Drita Ibrahimi-Shabani: Shoqata Parandalo ekziston që nga viti 2011, e përqendruar me përkushtim për të ndihmuar integrimin e mërgimtarëve dhe njëherë për të ndërmjetësuar mes individëve dhe institucioneve shtetërore.

Ndërsa që nga 31.03.2018 , Parandalo është Qendër me kompetenca për këshilla, informim, dhe ndërmjetësim.

Qendra është në Cyrih, Shoqata në Basel. Përveç aktiviteteve të përmendura , organizojmë edhe ligjërata me tema aktuale shoqërore, që janë nga fusha të ndryshme, si nga mjekësia, edukimi, integrimi etj.

Tani me 29 maj mbahet ligjërata mbi vaksinimin me ligjërues dr Xhevat Hasanin.

Dy ligjërime me këtë temë janë mbajtur në Qendër, ku kemi pasur një pjesëmarrje të madhe të mërgimtarëve. Tani kemi ligjëratën në Cyrih. Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të lajmërohen në numrin e dhënë në ftesë. Ky takim mbahet me përkrahjen e Departamentit të shëndetit.

TV SYRI: Edhe mërgata jonë është e brengosur e me mëdyshje rreth vaksinës. A mendoni se do të debatohet rreth llojeve të vaksinave ?

Drita Ibrahimi Shabani: Mendoj se po, sepse janë dëgjuar disa ankesa për kundër efekte, por megjithatë vaksinimi po shkon mirë dhe është shpresë.

TV SYRI: Ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla Schwarz , të martën e kaluar në Gjermani, apeloi për diasporën, që të vaksinohemi para se te shkojmë në Kosovë, çka mendoni ju , a thua do të mundë të vaksinohemi para pushimeve verore?

Drita Ibrahimi Shabani: Nuk jam e sigurt në do të mund të përfundojë vaksinimi para pushimeve, por është një siguri e madhe edhe kur shumica vaksinohen

TV SYRI: A do të ketë distancë gjatë këtij takimi ?

Drita Ibrahimi Shabani: Po, distancë do të ketë. Vetëm dymbëdhjetë persona mundë të jenën prezent në ligjëratë, ndërsa të tjerët mundë na ndjekin online.

TV SYRI: Miliona njerëz janë vaksinuar pa pasoja, por miliona të tjerë kanë shqetsime rreth vaksinimit. Ti personalisht si po e kalon këtë problem kolektiv?

Drita Ibrahimi Shabani: Unë personalisht jam duke i respektuar të gjitha masat parandaluese dhe jam lajmëruar për vaksinim. Shpresoj se në qershor do të vaksinohem me vaksinën e parë.

TV SYRI: Çmimi i lirisë dhe i shëndetit u godit në mbarë botën, por a thua do të dimë ta çmojmë lirinë pak më shumë, është momenti kur po përfundojnë vuajtjet e mungesës sociale?

Drita Ibrahimi Shabani : Njeriu duhet të jetë i lirë brenda shpirtit të tij. Çmimi i lirisë u vlerësua edhe gjatë pandemisë. Kemi mësuar nga ky virus se duhet të jemi sa më solidarë, dhe sa më të barabartë ekonomikisht. TV SYRI: Sigurisht se do të ketë pyetje të shumta në këtë takim, a keni siguruar mjaft informacione, sa ju ka mbështetur Departamenti i shëndetit në këtë drejtim? Drita Ibrahimi Shabani: Mendoj se informacione dhe mbështetje ka dhënë mjaft Departamenti i shëndetësisë. Janë informacione të përkthyera e të kompletuara. Për më shumë informacione bëhuni pjesë e Ligjëratës me datën 29 maj, ku mundeni të na ndiqni edhe online. Lajmërohuni.

TV SYRI: Kancelarja Angela Merkel në valën e madhe të covidit pat thënë : » Situata është serioze, merrni edhe ju seriozisht» por askush nuk tha » Vaksina është garanci, merrni edhe ju me garanci?

Drita Ibrahimi Shabani: Derisa shkenca e mjekësisë e ka vlerësua vaksinën si parandalim të kësaj sëmundje, atëherë e vlerëson edhe Qendra Parandalo, edhe shoqëria jonë.

TV SYRI: Mesazhi i Shoqatës Parandalo për lexuesit ?

Drita Ibrahimi Shabani: Të bëhemi pjesë e parandalimit të këtij virusi. Të çmojmë lirinë dhe vlerat shoqërore.

Hava Kurti Krasniqi