Përballja me njerëzit toksikë, si të përdorni energjinë mendore për të dalë nga rrethi vicioz

0
471
Përgatiti Albina Hyseni, studiuese e Administratës Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane.

Nuk mund të ketë dituri pa emocion. Mund të jemi të vetëdijshëm rreth një të vërtete, por gjersa nuk e kemi ndjerë fuqinë e saj, nuk është e jona. Njohurisë së trurit duhet t’i shtohet përvoja e shpirtit, citon Arnold Bennett. Për të përballuar njerëzit toksikë, është shpjeguar nga profesionistët, sidomos nga ata të çështjeve për gjendjen emocionale. Ashtu si toksinat fizike, njerëzit toksikë janë gjithashtu të dëmshëm, ndoshta edhe më shumë, sepse është e vështirë t’i identifikosh, dhe është akoma edhe më e vështirë t’i zhdukësh. Jeta ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë dhe plot pengesa, dhe njerëzit toksikë do ta bëjnë shumë më keq se sa është, prandaj dhe është shumë e rëndësishme, për hir të shëndetit tuaj emocional, të rrini larg njerëzve helmues.

Ballafaqimi me njerëzit toksikë ka nevojë për shumë, shumë kohë dhe stres emocional për të shmangur mposhtjen. Nëse arrini të qëndroni të qetë edhe në situatat më zhgënjyese, ju keni më shumë gjasa të mbijetoni  pa u dëmtuar emocionalisht apo mendërisht. Po ashtu, disa njerëz janë edhe më të mirë në zbulimin e njerëzve toksikë para se ata të kenë mundësinë për t’i dëmtuar. Nëse veprojnë, i vendosin kufijtë menjëherë dhe i ndjekin pa marrë parasysh se çfarë ndodh më vonë. Kjo do t’i ndihmojë ata të punojnë për qëllimet tyre pa u ndërprerë nga njerëzit toksikë, sepse ata as që do të jenë në gjendje t’i arrijnë ato.

Nëse janë lënduar tashmë nga njerëzit toksikë, njerëzit e mençur do t’i falin dhe do të vazhdojnë jetën e tyre, sepse e dinë çfarë është e rëndësishme për paqen e tyre mendore. Por ata kurrë nuk do ta harrojnë mësimin që nxorrën, sepse duan të jenë të përgatitur për një situatë të ngjashme dhe ta mbrojnë veten në kohë, dhe krejt në fund ata falin, por nuk harrojnë.

“Emocionet nuk janë luks, por një mjet ndërthurës ndihme në betejën e jetesës”, citon Antonio R. Damasio.

Duke mos humbur energjinë mendore, duke u shqetësuar në lidhje me atë që mund të ndodhë me ju, mund të bëni të gjitha përpjekjet tuaja për t’i bërë gjërat të ndodhin. Dhe pastaj, nëse keni fat, akoma më mirë. Ju nuk mund ta kontrolloni fatin, por sigurisht që mund të kontrolloni veten.

E rëndësishme është edhe atëherë kur fjalët tuaja kanë fuqi veçanërisht mbi ju. Por vajtimi gjithmonë mbi problemet tuaja, ju bën të ndiheni më keq dhe jo më mirë.

Pra, nëse diçka nuk është në rregull, mos e humbni kohën duke u ankuar. Përdoreni atë energji mendore për ta bërë situatën më të mirë duke mos humbur kohë.