DENTARJA SHQIPTARE NË ZVICËR Shemsije Selimaj-Fetahu

0
655

Kush e ka takuar,

në shoqëri apo në ordinancë,

se ka harruar kurrë Shemsijen,

shqiptaren e bukur,

me sjellje të artë.

Shemsija me krenari shprehet për origjinën e saj, nga Suhareka, nga fshati Grekovc.

Por edhe pse është rritur në mërgim, shqipen e flet shumë bukur.

Ka studiuar në Zvicër mbi higjienën dentale, profesioni i saj prophelaxe.

Shumica e njohin nga puna e saj në ordinancën e doktor Shpëtim Boshnjakut.

Aty Shemsija i mori zemrën Teknikut të dhëmbëve Driton Fetahut, me të cilin jo vetëm që kanë krijuar një familje të lumtur por edhe kanë ngritur dy biznese të stomatologjisë në Zvicër.

Labori teknik që drejtohet nga Dritoni si dhe Ordinanca eskstravagante ZAK

që drejtohet nga Shemsija.

Se sa e ndritshme është puna e higjienës dentare, kjo vërehet jo vetëm në përkushtimin dhe fjalët e Shemsijes por edhe në buzëqeshjen e saj të mrekullueshme.

Shemsija është Lidere në Ordinancën ZAK ku ajo ka punësuar edhe mjek shqiptarë.

Firma e saj është një fat i madh sidomos për diasporën tonë.

Që nga telefonata e parë ata ndihen mirë me mirëseardhjen e zërit të ngrohtë të Shemsijes.

» Kur vinë pacientët në dhomën e pritjes, atyre më në moshë u drejtohem : me Bac , e me Dadë.

Prindërit na kanë mësuar se ky është edhe respekt edhe na bën të ndihemi më familjarë. Të rinjtë i thërras në emër, ndërsa fëmijët i pres me lodra e dhurata. Ndonjëherë më pyesin : a bën edhe një lodër, unë u them: merrni edhe një , edhe dy, se këtu jeni te unë, si në shpi» shprehet Shemsija me një ton plot dashuri.

Në pyetjen time se çka i porositë prindërit për përkujdesjen dentalë tek fëmijët e tyre, kur dihet se dhëmbët vijnë dhe ikin me dhimbje, Shemsija përgjigjet : » Unë i porosis prindërit që ti pastrojnë dhëmbët e tyre, sepse kështu ata bëhen modeli më i mirë për fëmijët.

Fëmijët nuk duhet ti frikësojmë nga

mjeku, përkundrazi duhet ti motivojmë në këtë drejtim. Edhe kujdesi ndaj ushqimeve që konsumojmë ka shumë rëndësi, sidomos sheqeri , dhe brusha e fortë, i dëmtojnë dhëmbët, brusha të jetë e butë «

Në ordinancën ZAK në Spreitenbach Argau , ju mundë të paguani me para në dorë, apo me frakturën që u dërgohet në shtëpi.

Gjithashtu në ZAK ju do të këshilloheni me përkushtim të madh. Aty do të ruhet protokolli i dhëmbëve tuaj.

Sipas këshillave të ZAK dhëmbët duhet të kontrollohen një herë në vit, edhe të pastrohen te mjeku , jo vetëm për buzëqeshjen e mirë që reflekton por edhe për shëndetin tonë, sepse dhëmbët kanë lidhshmëri me organet tona të trupit.

«Shëndeti është baza e jetës, për një shërbim profesional dental ju presim në ZAK» shprehet Shemsije Selimaj Fetahu për lexuesit e Syrit me një buzëqeshje që reflekton si valët e Drinit.

HAVA KURTI KRASNIQI